24 Korrik 2025, 22:08
Nga r.ll
belind kellici
TIRANË- Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajt. I ftuar në Ora News, Këlliçi tha se ende pas 6 muajsh, kryeministrti Edi Rama nuk ka vendosur mbi fatin politik të Veliajt.
Për këtë të fundit, ai u shpreh se do të mbahet mend kryebashkiaku më i korruptuar në historinë e Shqipërisë i të gjitha bashkive. Këlliçi tha se historia dhe karriera politike e Veliajt u mbyll ditën që u arrestua dhe ju vunë prangat.
"Ende ‘kryebashkiaku’ i Shqipërisë, Edi Rama nuk ka vendosur fatin politik të Erion Veliajt. Sot që ne flasim, Tirana vijon të jetë prej më shumë se 6 muajsh de facto por ende jo de jure pa kryetar bashkie. Në fakt nuk është se ka humbur ndonjë gjë të madhe sepse në fund të ditës hajduti më i madh i fondeve publike në kryeqytet tashmë nuk ka mundësi që ta bëjë dëmin nga zyra e kryetarit të bashkisë.
Por nga ana tjetër ky qytet sot është më i pisët se kurrë. Është më i keqmenaxhuar se kurrë dhe sigurisht lëngon për të patur një drejtim normal. Edi Rama ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëhet me fatin e Erion Veliajt për shkak se ende në qarqet politike flitet rëndomtë nuk ka një dakordësi midis tij dhe Veliajt për fatin juridik të Veliajt.
Sepse fati politik tashmë dihet, Erion Veliaj ka dalë nga politika. Dhe do mbahet mend mbase si kryebashkiaku më i korruptuar në historinë e Shqipërisë i të gjitha bashkive. Për fatin juridik të Veliajt të gjithë biem dakord që ai do shkojë në burg.
Unë e kisha fjalën që po negociohen vitet, sa vite burg do të bëjë. Kjo varet bazuar edhe në dëshimë e tij në faktin që a do bëhet edhe ai një pendito siç është bërë edhe ajo financierja Kondakçiu që është për tu përgëzuar që SPAK ka një bashkëpunëtore femër. Historia e tij politike është mbyllur që ditën që i janë vënë prangat.", u shpreh Këlliçi.
belind këlliçi erion veliaj edi rama
Politike
24 Korrik 2025, 21:53
r.ll
klodiana lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja lidhur me hetimet e SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion ...
Politike
24 Korrik 2025, 21:43
r.ll
kuvendi i kosoves
KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme, që do të jetë në ...
Politike
24 Korrik 2025, 20:07
r.ll
fotot e postuara nga rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet e tij sociale një video nga aksioni i bizneve për lirimin...
Politike
24 Korrik 2025, 19:03
r.ll
enver hasani
KOSOVË- Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka vlerësuar se kërkesa e ...
Politike
24 Korrik 2025, 18:59
Blerina Gjoka
fatmir xhafaj
TIRANË- Kryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Mirëqeverisjen, Antikorrupsionin dhe...
Politike
24 Korrik 2025, 16:33
N.F
Foto
SHBA- Shtetet e Bashkuara vlerësojnë për Radion Evropa e Lirë se ekzistojnë mundësi të rëndësishme pë...
Politike
24 Korrik 2025, 15:39
r.ll
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka për herë të parë një të penduar të drejtësisë që do të jap&...
Politike
24 Korrik 2025, 15:29
Blerina Gjoka
gonzato, rama
TIRANË- Prej disa javësh kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një aksion publik për të atë që ai e...
Politike
24 Korrik 2025, 14:40
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat foli në ...
Politike
24 Korrik 2025, 14:36
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot gjatë një konference për shtyp se nuk komenton&nb...