Politike

"Mund të konsiderohet një blindim i akuzave ndaj Veliajt", gazetarja Lala: E penduara e drejtësisë, bashkëpunëtore e ngushtë e Ajola Xoxes

Gazetarja është shprehur se SPAK ka në dorë një dosje voluminoze, që përfshin fatura dhe kontrata të ndryshme, 97 dëshmi të tjera, blerje online, zbërthime të telefonave të sekuestruar.

24 Korrik 2025, 21:53 Nga r.ll
"Mund të konsiderohet një blindim i akuzave ndaj Veliajt",
klodiana lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja lidhur me hetimet e SPAK ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. E ftuar në emisionin "Log" në News 24, Lala tha se për herë të parë në një dosje që përfshin një politikan të nivelit të lartë, siç është Veliaj, një bashkëpunëtore e drejtësisë është bërë kyç për ndërtimin dhe forcimin e akuzave.

Adela Kondakçiu, e përshkruar si një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Ajola Xoxes, bashkëshortja e Veliajt, është konsideruar si “truri financiar” i disa prej kompanive të saj. Gazetarja është shprehur se SPAK ka në dorë një dosje voluminoze, që përfshin fatura dhe kontrata të ndryshme, 97 dëshmi të tjera, blerje online, zbërthime të telefonave të sekuestruar.

"Për herë të parë ndodh që në dosjen ndaj një politikani të rëndësishëm sic është Veliaj, që u arrestua në zyrën e tij të punës, SPAK e arrestoi, fakti që ka një bashkëpunëtor të drejtësisë dhe bëhet fjalë për një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të Ajola Xoxes. Statusi i bashkëpunëtori të drejtësisë nuk i jepet çdokujt. Dëshmia e saj ka lidhje me cështjen, ka lidhje me provat dhe përmes saj janë kryqëzuar me provat e tjera, mund të konsiderohet një blindim i akuzave ndaj Veliajt.

Sepse SPAK kishte fatura, kontrata, 97 dëshmi të tjera, fatura të blerjeve online, zbërthime të telefonave të sekuestruara. Fakti që kemi një bashkëpunëtore të drejtësisë, është pikë kthese sa i takon si do funksionojë SPAK. Kjo zonjë është konsideruar truri financiar i kompanive të Ajola Xoxes por jo vetëm që ajo ka punuar si financiere, mund të ketë të dhëna të rëndësishme për dosje të tjera që janë në SPAK. Për herë të parë SPAK ska vetëm disa të pandehur por 30 persona, shoqëri financiare dhe OJF dhe ish deputeten Klotilda Bushka. Erion Veliaj do të ulet përballë një të penduare.", u shpreh gazetarja.

klodiana lala erion veliaj

Sondazh

Poll