“S’kemi më moshë për të ndërtuar shtëpi”/ Të moshuarit në Bubq apel shtetit mes lotësh: Duam një strehë, uji na
FUSHË KRUJË- Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të mëdha në banesën e familjes Xhaferri në Bubq, e cila tashmë është e pabanueshme. Kryefamiljari Xhemali 65 vjeç dhe e zonja e shtëpisë Sanija 64 vjeç, shprehen se po jetojnë në kushte të vështira dhe se askush nuk është kujtuar për t’i ndihmuar, ndërsa kryefamiljari tregon se nuk u është ofruar asnjë ndihmë deri më tani dhe gjithçka po e përballojnë me pensionin e tyre të kooperativës.
“Është shumë e vështirë. Kërkojmë ndihmë. Ishalla vë dorë shteti. Ne nuk kemi më moshë për të ndërtuar shtëpinë, na kanë thënë që është e pabanueshme, por nuk po shohim asgjë. Nuk jemi në gjendje për të ndërtuar”, thonë mes lotësh të moshuarit.
Prej 26 nëntorit familja me 6 anëtarë jeton në çadër, ku i ftohti dhe lagështira e vështirëson më tej jetesën e tyre.
“Shumë e vështirë, uji ka hyrë brenda, na janë lagur të gjithë rrobat”, tregon e moshuara.
Mes lotësh 64-vjeçarja i bën apel shtetit që të paktën t’u siguroje një strehë për të futur kokën.
“I lutem shtetit ishalla vë dorën në zemër, të mos na lënë në këtë situatë. Duam diçka sa të fusim kokën, mos na lenë në këtë situatë, të mos flemë në çadër”, thotë e moshuara Sanije Xhaferri.
Bubqi është një nga zonat ku tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të mëdha dhe dhjetëra familje jetojnë në çadra, pasi shtëpitë e tyre janë të pabanueshme.
Marrë nga ABC News
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Sondazh
“Flinim rrugëve”, 13-vjeçarja rrëfen historinë e trishtë: Babin e kam patur pijanec, na rrihte mua dhe mamin
TIRANË– 13-vjeçarja ka rrëfyer se është rritur mes varfërisë dhe dhunës sepse babai i saj pinte së tepërmi dhe ushtronte dhunë ndaj mamasë së ...
Reshjet e shiut nuk përfundojnë, SHMU: Në alpe do ketë dhe dëborë, temperaturat arrijnë deri 16 gradë
TIRANË- Shërbimi Metreologjik Ushtarak ka publikuar sot parashikimin e motit për ditët në vijim. Sipas SHMU do të ketë sërish reshje shiu dhe gjatë ditës s...
Biletat e avionëve më të lira se asnjëherë nga Rinasi, 15-20 euro drejt Vjenës e Milanos
Destinacioni që ka shënuar uljen më të madhe është Vjena. Vetëm një orë e pak fluturim, përmes Austrian Airlines, që deri në dhjetor kishte monopolin e kësaj rr...
Studentët akuza Rektoratit: Po bllokoni procesin e zgjedhjeve të Këshillave Studentorë, keni marrë peng universitetin
TIRANË- Një grup studentësh nga fakultete të ndryshme në Universitetin e Tiranës, i kanë dërguar një letër Rektoratit dhe kërkojnë njohjen me fazën në të ...
Orë të zgjatura dhe kushte të vështira pune/ Industria fason shfrytëzon fëmijët
Në qershor të vitit 2017, kur sapo kishte mbushur 16 vjeç, Gerta* nga periferia e Tiranës trokiti për punë në një fabrikë të madhe këpucësh në zonën e Ka...
“Djali punon si kamarier kur ka dasma në fshat”/ Familja në Baldushk në kushte të mjerueshmë pas tërmetit, administrat
TIRANË- Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora solli këtë të hënë denoncimin e familjes Ismaili në Baldushk, banesa e të cilëve është dëmtuar nga tërmeti....
24-orë pas vdekjes së dy foshnjave 5-muajshe në Berat, prindërit rrëfejnë mes lotësh: Nuk vuanin nga ndonjë sëmundje, k
BERAT– Një ditë pas ngjarjes tragjike të vdekjes së papritur të dy foshnjeve 5-muajshe, ngjarje kjo që tronditi qytetin e Beratit,prindërit e foshnjeve rrëfejnë...
INSTAT: Vlora, Berati dhe Tirana qarqet me numrin më të lartë të aborteve
TIRANË- Demografia e Shqipërisë ka hyrë në një cikël krize, prej emigracionit të lartë, rënies së numrit të lindjeve, rënies së martesave, rritjes së divor...
“Pallati bie copa-copa”/ Banorët e Durrësit ankohen për riparimin e dëmeve: Ngelëm rrugëve, nga hoteli na përzunë
DURRËS- Procesi i rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit, po përballet me probleme të shumta mes qytetarëve të dëmtuar, kompanive të ndërtimit dhe pushtet...