Aktualitet

Vajza mbyti me tel babain në Fier/ Gazetarja: Janë shoqëruar në polici disa persona, mund të ketë njerëz të tjerë të jashtëm të përfshirë në krim

Gazetarja tha se kjo ngjarje mbart sekrete, pavarësisht se vajza ka pranuar autorësinë e krimit.

24 Korrik 2025, 21:26 Nga r.ll
Vajza mbyti me tel babain në Fier/ Gazetarja: Janë shoqëruar
klodiana lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Frashër të Fierit, ku 56-vjeçari, Anesti Rama u mbyt nga vajza e tij 26 vjeçe, Emanilda Rama. 

E ftuar në emisionin "Log" në News24, Lala u shpreh se policia ka shoqëruar disa persona, ndërsa është arrestuar vajza 26-vjeçare dhe është shoqëruar nëna e saj. Gazetarja tha se kjo ngjarje mbart sekrete, pavarësisht se vajza ka pranuar autorësinë e krimit.

“Ajo pretendon se babai ishte fanatik. Ajo punonte në serë; po punohet sa i përket gjurmëve të gishtërinjve, pavarësisht se vajza e ka pranuar, mbart sekrete. Duhet parë nëse ka patur njerëz të tjerë të jashtëm të përfshirë në këtë ngjarje”, tha Lala.

klodiana lala

Sondazh

Poll