Aktualitet

U mbyt teksa po lahej me bashkëmoshatarin e tij në Lagunën e Patokut, gjendet trupi pajetë i 16-vjeçarit

16-vjeçari tjetër është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor vijon me hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. 

24 Korrik 2025, 19:06 Nga r.ll
U mbyt teksa po lahej me bashkëmoshatarin e tij në Lagunën e
foto ilustruese

KURBIN- Trupi i pajetë i 16-vjeçarit që u mbyt mesditën e sotme në Lagunën e Patokut është gjetur nga polumbarët pas disa orësh kërkime. 

I riu është mbytur pas i u fut me bashkëmoshatarin e tij për t’u larë në det, duke kaluar përmes kanalit që lidh lagunën e Patokut me detin.

16-vjeçari tjetër është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor vijon me hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë. 

vdekje ne kurbin laguna e patokut

Sondazh

Poll