Aktualitet

Para dy vitesh tentuan t'i merrnin makinën/ Noteres së njohur Sanja Telhallarit i grabisin banesën, autorët marrin mijëra euro dhe bizhuteri të shtrenjta

Autorët ende të paidentifikuar kanë marrë mbi 500 mijë euro cash, ora luksoze të markave Rolex dhe Breitling, çanta të shtrenjta, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë qindra mijëra euro.

24 Korrik 2025, 20:12 Nga DOSJA
Para dy vitesh tentuan t'i merrnin makinën/ Noteres së njohur
sanja telhallari

TIRANË- Noterja e njohur Sanja Telhallari është përballur më një incident së fundmi ku disa pesona kanë tentuar të vjedhin banesën e saj më vlerë mbi 1.5 milionë euro në "Rolling Hills". 

Sipas raportimeve, autorët ende të paidentifikuar kanë marrë mbi 500 mijë euro cash, ora luksoze të markave Rolex dhe Breitling, çanta të shtrenjta, bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë qindra mijëra euro.

Shtëpia e vjedhur është e regjistruar në emra të personave të afërt për të fshehur pronësinë e vërtetë dhe dyshohet se është pjesë e një skeme pastrimi parash. Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje nuk ka asnjë njoftim policie.

Noterja është përballur me një incident të till të ngjashëm edhe para dy vitësh në zonën e Astirit, ku një person t'i grabisë makinën luksoze tip "Mercedes G Class". Telhallari ishte asokohe e ulur në një lokal me bashkëshortine saj, kur një person u rrëmbeu çelësat e makinës nga tavolina dhe vrapoi të grabiste makinën që ishte parkuar aty pranë.

Noterja dhe burri i saj e ndoqën duke arritur ta ndalojnë deri sa në vendngjarje erdhi edhe policia. Në pranga lidhur më atë ngjarje u vu një 28-vjeçar.

sanja telhallari

Sondazh

Poll