Aktualitet

Zjarri në Kakavijë kalon dhe në territorin grek, digjen 4 banesa në fshat, evakuohen pa lëndime banorët

Kryetari i Bashkisë Dropull, Dhimitër Toli, bën me dije se situata është emergjente dhe se Greqia ka ardhur në ndihmë për shuarjen e flakëve me ndërhyrje nga ajri.

24 Korrik 2025, 21:09 Nga r.ll
Zjarri në Kakavijë kalon dhe në territorin grek, digjen 4 banesa
zjarri ne kakavije

KAKAVIJË- Zjarri i rënë në fshatin Kakavijë ditën e sotme ka marrë përmasa masive. Raportohet se si pasojë e përhapjes së zjarrit janë djegur 4 banesa, ndërsa fatmirësisht janë shpëtuar personat brenda tyre. 

Kryetari i Bashkisë Dropull, Dhimitër Toli, bën me dije se situata është emergjente dhe se Greqia ka ardhur në ndihmë për shuarjen e flakëve me ndërhyrje nga ajri. Flakët raportohet se kanë kaluar edhe në territorin e shtetit grek dhe se kanë arritur deri në Kishën e fshatit. 

“Është situatë emergjente në Kakavijë. Janë djegur 3-4 shtëpi të fshatit. Ende nuk dihen motivet për zjarrin, policia po heton. Zjarri është në shumë zona të banuara të fshatit. Situata në këto momente është nën kontroll. Kanë ardhur zjarrfikëse nga Gjirokastra dhe nga ajri ka ardhur ndihmë nga Greqia, pasi zjarri ka kaluar edhe në anën greke. Shtëpitë kanë qenë të banuara, nxorëm 4 persona nga shtëpitë. Zjarri ka ardhur poshtë Kishës së fshatit, ende nuk dihen shkaqet. Situata në këto momente duhet të kemi kujdes, sepse zona është plot me pisha. Koha është shumë e papërshtatshme për këto situate”, është shprehur kryebashkiaku. 

Dyshohet se zjarri ka nisur nga një vatër e vogël në tarracën e një prej shtëpive, e cila më pas është përhapur me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta.

zjarri ne kakavije

Sondazh

Poll