Aktualitet

Krimi familjar në Fier/ Vajza ishte ndarë nga partneri dhe jetonte me prindërit, zbardhet deklarata e rreme në polici: Babai u rrëzua në tualet...

Nga veprimet hetimore, rezultoi se ajo ishte autorja e krimit dhe se në bashkëpunim me nënën e saj, e cila gjithashtu është shoqëruar në komisariat, ka inskenuar ngjarjen si aksidentale.

24 Korrik 2025, 18:29 Nga r.ll
Krimi familjar në Fier/ Vajza ishte ndarë nga partneri dhe jetonte me
shtepia e familjes rama

FIER- Detaje të reja janë zbardhur nga krimi familjar në fshatin Frashër të Fierit, ku 26-vjeçarja, Emalinda Rama ka mbytur me tel babanë e saj, Anesti Rama. Sipas informacioneve, vajza ishte ndarë nga partneri i saj dhe ishte kthyer të jetonte më prindërit. 

Në deklaratën e saj të parë në polici,  ajo ka gënjyer duke thënë se i ati ka vdekur aksidentalisht sepse është rrëzuar në tualet. 

Ndërkohë nga veprimet hetimore, rezultoi se ajo ishte autorja e krimit dhe se në bashkëpunim me nënën e saj, e cila gjithashtu është shoqëruar në komisariat, ka inskenuar ngjarjen si aksidentale. 

Bëhet me dije se vajza e ka pranuar krimin dhe është shprehur se i ati ishte fanatik dhe nuk e lejonte të vishej apo të dilte.  

vrasja ne fier emalinda rama anesti rama

Sondazh

Poll