24 Korrik 2025, 17:16
Nga r.ll
foto ilustruese
FIER- Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje në Fier. 26-vjeçarja Emanilda Rama është arrestuar pasi ka mbytur babanë e saj, Anesti Rama me tel dhe ngjarjen e ka raportuar në polici si vdekje aksidentale. Në polici është shoqëruar edhe nëna e saj pasi dyshohet se ka ndihmuar vajzën në pastrimin e trupit të viktimës me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale.
Ngjarja e cila ka ndodhur në fshatin Frashër të Fierit, është kallëzuar nga vajza në polici rreth orës 23:00. Pas kallëzimit, policia gjatë dëshmisë të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë ngritur dyshime se vdekja e 56-vjeçarit nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara.
Pas përfundimit të hetimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Fierit, ka rezultuar se Emanilda Rama ka vrarë babanë e saj për motive të dobëta.
NJOFTIMI I POLICISË:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier/Si rezultat i hetimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dinamika dhe autorësia e një krimi në familje.
Vrau babanë e saj, nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), dhe e kallëzoi në polici, rreth mesnatës, si ngjarje aksidentale, arrestohet 26-vjeçarja.
Shoqërohet nëna e saj, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për pastrimin e trupit të 56-vjeçarit të vrarë, me qëllim inskenimin e ngjarjes si aksidentale.
Si rezultat i hetimeve profesionale dhe të shpejta, të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, pas kallëzimit të shtetases E. R., 26 vjeçe, rreth orës 23:00 të datës 23.07.2025, se babai i saj, shtetasi A. R., 56 vjeç, kishte humbur jetën aksidentalisht, në banesën e tyre, në fshatin Frashër, u finalizua operacioni "Inskenimi".
Shërbimet e Policisë, gjatë deponimit të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë krijuar dyshim se humbja e jetës së 56-vjeçarit nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara.
Gjatë këtyre veprimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Fierit, ka rezultuar se shtetasja E. R. ka vrarë babanë e saj, shtetasin A. R., për motive të dobëta, me mjet strangulues (mbytur me tel).
Më pas, 26-vjeçarja, dyshohet se në bashkëpunim me nënën e saj, njëkohësisht bashkëshorte e shtetasit A. R., shtetasen V. R., 53 vjeçe, kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke pastruar trupin e 56-vjeçarit. Pas këtyre veprimeve, shtetasja E. R. ka njoftuar Policinë.
53-vjeçarja është aktualisht e shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku po kryhen veprime të thelluara hetimore për të përcatuar shkallën e përgjegjësisë së saj në lidhje me këtë rast. Në përfundim të veprimeve hetimore do të ketë njoftim shtesë për përgjegjësinë penale të kësaj shtetaseje.
Gjithashtu, vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim dokumentimin me prova ligjore të të gjitha rrethanave të këtij rasti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
emanilda rama anesti rama vrasje ne fier policia e fierit
Aktualitet
24 Korrik 2025, 16:41
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
TIRANË- Një rast dhune i regjistruar dy ditë më parë në zonën e Brrylit në Tiranë k...
Aktualitet
24 Korrik 2025, 16:59
r.ll
foto ilustruese
KURBIN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth dy orë më parë në Kurbin në lagunën e Patokut. Dy...
Aktualitet
24 Korrik 2025, 16:53
r.ll
zjarri
DELVINË- Zjarri në Delvinë vijon aktiv prej disa orësh, ndërsa ka shkrumbuar sipërfaqe të gjera me kullota n&eum...
Aktualitet
24 Korrik 2025, 16:46
r.ll
GREQI- Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në territorin e shtetit të Greqisë. Raportohet se flakët kanë...
Aktualitet
24 Korrik 2025, 16:33
r.ll
policia e shtetit
TIRANË- Policia e Shtetit ka informuar qytetarët lidhur me një skemë mashtruese që po qarkullon përmes mesa...
Aktualitet
24 Korrik 2025, 16:14
N.F
Florenc Çapja
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e 44-vjeçarit Florenc Çapja. Çapja kërkoi nd...
Aktualitet
24 Korrik 2025, 15:49
N.F
Policia
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga nhë 20-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij ka ndodhur më 15 ...
Aktualitet
24 Korrik 2025, 15:05
N.F
Zjarri
KAKAVIJË- Një tjetër zjarr ka rënë në vend ndërsa vatrat janë duke u favorizuar nga temperaturat e larta dhe...
Aktualitet
24 Korrik 2025, 15:20
r.ll
banesa
DURRËS- Një banesë njëkatëshe dhe 1050 m2 truall janë sekuestruar një personi në Durrës. Luan Kertalli ...
Aktualitet
24 Korrik 2025, 14:46
M.B
Automjeti
SARANDA- 31-vjeçari Klaus Jaçaj, të cilët i vendosën lëndë plasëse në automjet pas p&e...