Aktualitet

Zjarr në një pyll në Greqi, 500 metra larg kufirit me Shqipërinë, banorëve të zonave pranë iu dërgohet mesazh evakuimi

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të situatës.

24 Korrik 2025, 16:46 Nga r.ll

Zjarr në një pyll në Greqi, 500 metra larg kufirit me

GREQI- Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar në territorin e shtetit të Greqisë. Raportohet se flakët kanë shpërthyer pasditen e sotme në një zonë pyjore në Neochor, 500 metra larg kufirit me Shqipërinë.

Ndërkohë si pasojë e situatës, një mesazh nga 112 iu dërgua banorëve të zonave të Neochorit dhe Ktismatës për t'u evakuuar në zonën e Delvinaki.

Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për vënien nën kontroll të situatës, ndërsa raportohet se nuk ka zona banimi të kërcënuara nga zjarri.

zjarr ne greqi

Sondazh

Poll