Aktualitet

EMRAT/ Nuk arkëtuan 40 milion lekë nga parkimi i Bashkisë, ja kush janë 4 zyrtarët e akuzuar në Fier

24 Korrik 2025, 08:46 Nga M.B
EMRAT/ Nuk arkëtuan 40 milion lekë nga parkimi i Bashkisë, ja
Foto ilustruese

FIER- Adela Hysenaj, Anisa Cjapi, Martin Dodi dhe Vasil Ceku janë 4 zyrtarët dhe ish-zyrtarët në Fier që akuzohen se duke mos vepruar sipas kuadrit ligjor për vendosjen e kasës së fiskalizimit për parkimin nëntokësor që administron Bashkia Fier, nuk kanë arkëtuar shumën prej rreth 40 milion lekë në arkat e Bashkisë Fier. 

Bëhet me dije se pas një pune hetimore disamujore, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2025, ka finalizuar operacionin policor “Parking” dhe në kuadër të tij u ekzekutuan masat e sigurisë: “Arrest në shtëpi” për Adela Hysenaj 34-vjeçe, ish-Drejtoreshë e Përgjithshme e Taksave dhe Urbanistikës së Bashkisë Fier dhe ish-Zëvëndës Kryetare e Bashkisë Fier, për veprat penale "Shperdorimi i detyrës” dhe "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Gjithashtu bëhet me dije se u caktua masa "Arrest në shtëpi” dhe "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" për Vasil Ceku, 41-vjeç, Drejtor në Drejtorinë e Verifikimit dhe Koordinimit në Terren për Rajonin Jugor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Fier, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

Sipas njoftimit është caktuar "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik", për Anissa Cjapi, 38-vjeçe, banuese në Fier, Drejtoreshë në Drejtorinë e Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Fier, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës" si edhe "Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik" dhe "Ndalimi i daljes jashtë shtetit", për Martin Dodi, 57-vjeç, sekretar i Përgjthshëm i Bashkisë Fier, për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike".

Bëhet me dije se këta persona, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, kanë ulur taksat e subjekteve të ndryshme tregëtare në Fier, kundrejtë përfitimit. 

fier

Sondazh

Poll