Aktualitet

Shpërthim në portën hyrëse të një garazhi në Tiranë, dëme materiale në disa automjete të parkuara

Policia bën me dije se si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara.

24 Korrik 2025, 08:09 Nga M.B
Shpërthim në portën hyrëse të një garazhi në
Foto ilustruese

TIRANA- Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur rreth orës 03:50 të mëngjesit në rrugën “Peti” në Tiranë. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në portën hyrëse të garazhit të 39-vjeçarit Elvis Kosova. Policia bën me dije se si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara.

Ndërkohë, grupi hetimor ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Tiranë/Informacione paraprake.

-Rreth orës 03:50, në rrugën “Peti”, dyshohet se në portën hyrëse të garazhit të shtetasit E. K., 39 vjeç, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa automjete, të parkuara.

Grupi hetimor ka administruar pamjet filmike nga vendngjarja dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

tirana

Sondazh

Poll