Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Lezhë- Shkodër/ Traileri përplaset me një makinë, 1 person humb jetën dhe 4 të tjerë plagosen

Raportohet se një grua rreth 60 vjeç ka humbur jetën dhe katër persona kanë mbetur të plagosur.

23 Korrik 2025, 22:39 Nga r.ll
Aksident i rëndë në aksin Lezhë- Shkodër/ Traileri
vendngjarja

LEZHË- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Shkodër. Sipas raportimeve aksidenti është regjistruar në afërsi të fshatit Fishtë, ku një trailer me targa serbe është përplasur me një makinë. 

Si pasojë automjeti i vogql ka përfunduar në kanal. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë ndihmuar në nxjerrjen e personave nga kanali.

Raportohet se një grua rreth 60 vjeç ka humbur jetën dhe katër persona kanë mbetur të plagosur. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe disa ambulanca nga Lezha, Shkodra dhe Vau i Dejës.

aksident ne lezhe shkoder

Sondazh

Poll