Aktualitet

Protesta për Gazën në Tiranë/ "Ka marrë boll para nga Soros", Evi Kokalari: Fakti që Xheni Karaj dhe Greta Thunberg janë në krye të protestës tregon kush e financon këtë idiotllik

Protestuesve në sheshin "Skënderbej" iu bashkuan edhe aktivistja e famshme botërore, Greta Thunberg dhe aktivistja për të drejtat e komunitetit LGBT, Xheni Karaj. 

23 Korrik 2025, 22:27 Nga r.ll
Protesta për Gazën në Tiranë/ "Ka marrë boll para
pamje nga protesta

TIRANË- Pasditen e sotme në Tiranë është zhvilluar një protestë për gjendjen e palestinezëve në Gaza. Protestuesve në sheshin "Skënderbej" iu bashkuan edhe aktivistja e famshme botërore, Greta Thunberg dhe aktivistja për të drejtat e komunitetit LGBT, Xheni Karaj.

Ndërkohë lidhur me këtë protestë ka reaguar ashpër Evi Kokalari përmes postimeve në rrjetet e saj sociale. Kokalari shprehet se fakti që Xheni Karaj dhe Greta Thunberg janë në krye të protestës tregon shumë mirë kush e financon këtë tubim të cilit ajo e cilëson si "idiotllik".

Ajo thotë se "Karaj ka marrë boll para nga Soros dhe organizata të majta" dhe shton se "është element që përdoret për degjenerimin total të shoqërisë civile nga ata të Davos". Më tej shprehet se Thunberg është një "produkt direkt i Partise së Davos dhe u përdor që kur ishte minorene."

"Jam gati ti blej Xheni Karaj një biletë avioni (madje business) për të shkuar në Gaza dhe të bëhet 'spokeperson' për Hamasin dhe Gazën, të cilën e shkatërroi Hamasi vet, ama kur ta hedhin nga tarraca e ndonjë pallati sepse është GAY, mos të kërkoj ndihmë për t'u kthyer në atdhe.", shprehet ndër të tjera Kokalari në postimin e saj.

POSTIMI I PLOTË:

Kjo është e fundit

Fakti që Xheni Karaj dhe Greta Thunberg janë në krye të protestës tregon shumë mirë kush e financon këtë idiotllik.

Xheni Karaj ka marrë boll para nga Soros dhe organizata të majta për të shtyrë 'të drejtat' e homoseksualëve në Shqipëri dhe arriti deri aty që hidhte në gjyq për 'diskriminim' të krishterët që refuzonin që në një familje të hiqeshin emërtimet 'nënë dhe baba', e të zëvëndësoheshin me 'prindi 1' dhe 'prindi 2', pra Xheni Karaj është element që përdoret për degjenerimin total të shoqërisë civile nga ata të Davos

Greta Thunberg është produkt direkt i Partise së Davos dhe u përdor që kur ishte minorene.

Shto të gjithë ata që ju bashkuan këtyre sepse mendojnë se muhamedi i lindur diku nga shekulli i 7të, ka më shumë vlerë se Konstandini i madh, Justiniani, apo se mbreti Bardhyl dhe mbreti Agron dhe Gjergj Kastrioti, që ndërtuan themelet e këtij kombi.

Jam gati ti blej Xheni Karaj një biletë avioni (madje business) për të shkuar në Gaza dhe të bëhet 'spokeperson' për Hamasin dhe Gazën, të cilën e shkatërroi Hamasi vet, ama kur ta hedhin nga tarraca e ndonjë pallati sepse është GAY, mos të kërkoj ndihmë për t'u kthyer në atdhe.

Boll dëme po i bën shoqërisë tonë.

xheni karaj greta thunberg evi kokalari

Sondazh

Poll