Aktualitet

Ngjarjet kriminale e ditëve të fundit në Sarandë, forcat e RENEA dhe Operacionalja zhvillojnë kontrolle në qytet

Paraditen e sotme forcat “RENEA”, kryen kontrolle në një pjesë të zonave të braktisuara të periferisë, me qëllim kapjen e të paktën 5 personave të kërkuar, njëri prej të cilëve i paidentifikuar, të përfshirë në dy ngjarje me përdorim arme zjarri dhe një tjetër me shpërthim eksplozivi.

23 Korrik 2025, 22:19 Nga r.ll
Ngjarjet kriminale e ditëve të fundit në Sarandë, forcat e
pamje nga aksioni

SARANDË- Strukturat policore në Sarandë kanë kaluar në gjendje gatishmërie për shkak të ngjarjeve kriminale të ndodhura ditët e fundit në qytet. 

Paraditen e sotme forcat “RENEA”, kryen kontrolle në një pjesë të zonave të braktisuara të periferisë, me qëllim kapjen e të paktën 5 personave të kërkuar, njëri prej të cilëve i paidentifikuar, të përfshirë në dy ngjarje me përdorim arme zjarri dhe një tjetër me shpërthim eksplozivi.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme, Balkanweb raporton se dy automjete civile me efektivë të operacionales së Vlorës, kanë ndaluar në ecje makina të rastësishme në akset më turistike të Sarandës dhe Ksamilit.

Komisariati i Sarandës po mundohet të përballojë elemente të armatosura me strukturën e një komisariati të vogël, ku veprat penale të rënda dhe ato të krimit të organizuar, tashmë hetohen nga Drejtoria e Vlorës.

Shkak për këtë ndryshim hetimesh raportohet se është bërë vendimi për ndërrimin e strukturës në një Komisariat që mbulon të paktën 4 Bashki. Thuhet po ashtu se fokusimi i këtyre ditëve tek ngjarjet e rënda, ka lënë zbuluar menaxhimin e trafikut në qytet, menaxhimin e plazheve apo trajtimin e konflikteve të vogla, që mund të rezultojnë në vijim me pasoja më të mëdha.

sarand

Sondazh

Poll