Aktualitet

FOTO/ Mbahet në sheshin "Skënderbej" protesta për gjendjen e palestinezëve në Gazë, aktivistja Greta Thunberg pjesë e protestuesve

Protesta ka nisur në orën 18:00 nën sloganin “Ndaloni urinë, lejoni ushqimin dhe jetën”, ku protestuesit bënë thirrje për ndalimin e luftës në Gaza. 

23 Korrik 2025, 18:26 Nga r.ll
FOTO/ Mbahet në sheshin "Skënderbej" protesta për
pamje nga protesta

TIRANË- Protesta për gjendjen e palestinezëve në Gaza është zhvilluar pasditen e sotme në sheshin "Skënderbej" në kryeqytet. Mes protestuesve është edhe aktivistja ndërkombëtare Greta Thunberg. 

Protesta ka nisur në orën 18:00 nën sloganin “Ndaloni urinë, lejoni ushqimin dhe jetën”, ku protestuesit bënë thirrje për ndalimin e luftës në Gaza. 

Në protestë kanë mbajtur fjalën e tyre disa nga pjesëmarrësit mes tyre dhe aktivistja e njohur në mbarë botën. Thunberg tha se situata e rëndë humanitare në Gaza është pasojë direkte e heshtjes së botës kundrejt veprimeve të Izraelit. 

“Gaza ka hyrë në fazën e 5 të kequshqyerjes, ndërkohë që në anën tjetër të kufirit mijëra kamionë me ndihma ushqimore presin për të hyrë. Kjo është pasojë direkte e heshtjes së botës që e lejoi Izraelin të kryente këtë gjenocid. Kjo është në vazhdim të politikave të paligjshme të Izraelit, që ka shkatërruar furrat e bukës për të vazhduar fushatën e urisë në Gaza. Shterimi i resurseve natyrore, ndryshimi klimatik shkojnë dorë më dorë për me shtypjen dhe palestinezët po dëshmojmë këtë në radhë të parë. Ne po jetojmë në një kohë që karakterizohet nga gjenocidi, katastrofat natyrore. Gjenocidi në Gaza, krimet humanitare në botë dhe eskalimi i ngrohjes globale kanë të njëjtin shkak. Nëse vrasja e miliona njerëzve në Gaza nuk është e mjaftueshme për t’ju ngritur nga divani, çfarë do të jetë tjetër?”, u shpreh ajo. 

Edhe më herët Thunberg u shpreh përmes një videoje ku tregonte pjesmarrjen në protestën e sotme se Gaza ka hyrë në fazën e pestë të kequshqyerjes dhe palestinezët po përdorin energjinë e fundit që u ka mbetur për t’i bërë thirrje botës të zgjohet dhe të zgjedhë anën e duhur. Aktivistja shton se tubimi do të jetë për të kërkuar “fundin e pushtimit të paligjshëm, aparteidit dhe gjenocidit të Izraelit”.

proteste per gazen ne tirane greta thunberg

Sondazh

Poll