Aktualitet

U kapën në flagrancë duke vjedhur karburant në makinat e parkuara, arrestohen dy shqiptarët në Itali

Brenda pak minutash, makinat e patrullës kapën makinën e përdorur nga dy kriminelët, duke zbuluar midis sediljeve pesë kanaçe plot me naftë të vjedhur, disa mjete për vjedhje, dy thika dhe tre kaçavida.

23 Korrik 2025, 15:58 Nga N.F
U kapën në flagrancë duke vjedhur karburant në makinat e
Foto

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy shqiptarë. Shqiptarët u arrestuan pasi akuzohen për vjedhjen e karburantit në mjetet e parkuara. Ata u ndaluan gjatë fundjavës në Breshia. Shqiptarët u panë nga një qytetar i cili denoncoi sesi ata vodhën naftën nga një automjet i parkuar në Via Buozzi.

Brenda pak minutash, makinat e patrullës kapën makinën e përdorur nga dy kriminelët, duke zbuluar midis sediljeve pesë kanaçe plot me naftë të vjedhur, disa mjete për vjedhje, dy thika dhe tre kaçavida. Bashkëpunëtori i dytë u përpoq të ikte në këmbë brenda një ndërtese, por u ndalua pas një ndjekjeje të shkurtër.

Dy burrat e arrestuar u identifikuan si 42-vjeçari me inicialet P.E. dhe 39-vjeçari me inicialet C.H. Ata akuzohen për tentativë vjedhjeje të rëndë dhe posedim të paligjshëm të armëve dhe mjeteve të vjedhjes me thyerje. Shefi i Policisë së Brescias, Paolo Sartori, ka nënshkruar një urdhër dëbimi për të dy. Urdhri do të hyjë në fuqi pas lirimit të tyre nga burgu.

 

arrestohen shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll