Aktualitet

Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Gjirit të Lalzit

Ai është identifikuar me inicialet P. Q. Për viktimën nuk arrit të bëhej asgjë pasi humbi jetën në vend.

23 Korrik 2025, 15:43 Nga N.F
Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, humb jetën
Foto

DURRËS- Një 68-vjeçar ka humbur jetën mesditën e sotme në plazhin e Gjirit të Lalzit. Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30. Viktima dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur ka hyrë në det.

Ai është identifikuar me inicialet P. Q. Për viktimën nuk arrit të bëhej asgjë pasi humbi jetën në vend. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 68-vjeçarit.

"Durrës/Informacion paraprak. Rreth orës 13:30, në plazhin e Gjirit të Lalzit, shtetasi P. Q., 68 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur ka hyrë në det dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 68-vjeçarit," thuhet në njoftimin e policisë.

arrest kardiak

Sondazh

Poll