23 Korrik 2025, 14:29
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Polici i burgjeve i dyshuar si i lidhur me një incident gjatë shoqërimit të kryebashkiakut Erion Veliajt, ka marrë sot njoftimin zyrtar të akuzës nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Dyshimet janë se polici i ka dhënë një telefon kryebashkiakut të arrestuar gjatë procesit të shoqërimit. Mësohet se hetimet e SPAK kanë çuar në vendimin për të ngritur akuzat ndaj punonjësit të burgjeve.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa është lënë në masë sigurimi "detyrim paraqitje".
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
spak
Aktualitet
23 Korrik 2025, 14:01
N.F
Foto
TIRANË- Kompania e telekomunikacionit One Albania po vijon të mbetët një shqetësim për përdoruesit e saj. Pas probl...
Aktualitet
23 Korrik 2025, 13:42
M.B
Laert Kasaj
TIRANA- Biznesmeni Laert Kasaj i cili u dhunua brutalisht dy ditë më parë pranë kompleksit "Delijorgji" ka bër&eu...
Aktualitet
23 Korrik 2025, 13:08
N.F
Foto ilustruese
KORÇË- Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në fshatin Dvoran të Korçë...
Aktualitet
23 Korrik 2025, 12:20
N.F
Foto
PRISHTINË- Një alarm për bombë ka përhapur panik në mesnatë një një klub nate të njohuRr në Pri...
Aktualitet
23 Korrik 2025, 12:27
M.B
Aleksandër Laho
TIRANA- Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ç&eu...
Aktualitet
23 Korrik 2025, 11:47
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërg...
Aktualitet
23 Korrik 2025, 11:34
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë një informacion mbi situatën e zjarreve teksa thotë se gjatë...
Aktualitet
23 Korrik 2025, 11:06
N.F
Foto
TIRANË- Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi a...
Aktualitet
23 Korrik 2025, 10:44
N.F
Foto
PUKË- Një 55-vjeçar është plagosur në minierën e bakrit në fshatin Kimëz në Pukë. I plagosuri...
Aktualitet
23 Korrik 2025, 10:39
M.B
Foto ilustruese
LEZHA- Përgjegjësi i subjektit ku humbi jetën punëtori gjatë montimit të një skene të shtun...