Aktualitet

Shfrytëzimi i tokës bujqësore në rënie, Kosova humbi mbi 450 hektarë në 2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet e Anketës së Ekonomive Bujqësore për vitin 2024, të cilat tregojnë një rënie në sipërfaqen e tokës bujqësore të shfrytëzuar krahasuar me vitin e kaluar.

23 Korrik 2025, 14:56 Nga N.F
Shfrytëzimi i tokës bujqësore në rënie, Kosova humbi
Foto

KOSOVË- Gjatë vitit 2024, sipërfaqja e përgjithshme e tokës bujqësore të shfrytëzuar në Kosovë ishte 420 228,67 hektarë, përfshirë edhe tokën e përbashkët. Krahasuar me vitin paraprak 2023, kur kjo sipërfaqe ishte 420 688,21 hektarë, vërehet një rënie prej 456,3 hektarësh.

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet e Anketës së Ekonomive Bujqësore për vitin 2024, të cilat tregojnë një rënie në sipërfaqen e tokës bujqësore të shfrytëzuar krahasuar me vitin e kaluar.

Të dhënat përfshijnë edhe ndryshimet në strukturën e prodhimit bimor dhe blegtoral, duke pasqyruar zhvillimet më të fundit në sektorin bujqësor të vendit.

Rënie e sipërfaqes së tokës në shfrytëzim

Sipas ASK-së, gjatë vitit 2024 janë shfrytëzuar gjithsej 420 228,67 hektarë tokë bujqësore, përfshirë edhe tokën e përbashkët. Krahasuar me vitin 2023, kur kjo sipërfaqe ishte 420 688,21 hektarë, vihet re një rënie prej 456,3 hektarësh.

Pjesa më e madhe e tokës bujqësore të shfrytëzuar është e dedikuar për livadhe dhe kullosa, që në vitin 2024 kanë zënë 216 534,33 hektarë apo 51,53% të sipërfaqes së përgjithshme, krahasuar me 216 979,55 hektarë në vitin 2023.

ASK njofton se kjo rënie lidhet me uljen e numrit të kafshëve, duke ndikuar drejtpërdrejt në përdorimin e tokës së përbashkët.

Rritje e lehtë te drithërat dhe kulturat industriale

Toka e punueshme (arat) përbën 44,93% të tokës bujqësore, ndërsa kopshtet zënë vetëm 0,22%. Brenda kësaj sipërfaqeje, kultura kryesore mbetet drithi, i cili kultivohet në 125 274,35 ha (66,4%).

Përveç drithërave, të dhënat tregojnë këtë ndarje të kulturave të tjera:

Sipërfaqe të ujitura dhe të trajtuara me pesticide

Të dhënat e AEB tregojnë se në vitin 2024 janë ujitur të paktën një herë gjithsej 34 070,28 hektarë tokë, ndërsa me pesticide janë trajtuar 122 570,50 hektarë.

Kjo paraqet një shkallë të lartë të ndërhyrjes për ruajtjen dhe mbrojtjen e prodhimit bujqësor.

Rënie e lehtë e fondit blegtoral. Në sektorin e blegtorisë, vërehet një rënie e lehtë në numrin e gjedheve. Në vitin 2024, numri i tyre ishte 240 848, krahasuar me 247 493 në vitin 2023.

Në anën tjetër, është shënuar rritje e lehtë te numri i deleve, që arriti në 211 220 në vitin 2024, nga 207 123 në vitin paraprak.

Të dhëna gjithëpërfshirëse dhe metodologji europiane

Ky publikim përmbledh të dhëna për:

ASK bën të ditur se metodologjia e përdorur në këtë anketë është në përputhje me rekomandimet e Eurostat-it, duke siguruar krahasueshmëri dhe standarde të larta në përpunimin e të dhënave statistikore.

“Rezultatet e vitit 2024 konfirmojnë disa lëvizje të lehta në sektorin bujqësor të Kosovës, si në përdorimin e tokës ashtu edhe në fondin blegtoral. Rënia e tokës së shfrytëzuar dhe e numrit të gjedheve, përballë një rritjeje modeste në kultura bujqësore dhe tek delet, pasqyron një situatë që kërkon vëmendje më të madhe institucionale për qëndrueshmërinë dhe zhvillimin rural në vend”./ Monitor

kosova toka bujqesore

Sondazh

Poll