Aktualitet

Alarmohet në mesnate klubi i natës në Prishtinë/ Policia kërkime intensive pas raportimeve për bombë, rezulton alarm i rremë

Policia sapo ka marrë informacionet në lidhje me ngjarjen kanë shkuar në klubin e natës dhe kanë nisur kërkimet. Në vendin e ngjarjes mbërritën njësitë e specializuara për menaxhimin e mjeteve shpërthyese dhe njësinë K9 me qen gjurmues.

23 Korrik 2025, 12:20 Nga N.F
Alarmohet në mesnate klubi i natës në Prishtinë/ Policia
Foto

PRISHTINË- Një alarm për bombë ka përhapur panik në mesnatë një një klub nate të njohuRr në Prishtinë. Mësohet se alarmi ka ardhur pak para se reperi i njohur Noizy do të performonte në atë klub nate. Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 të mëngjesit të së mërkurës dhe të pranishmit janë larguar menjeherë nga klubi i natës.

Policia sapo ka marrë informacionet në lidhje me ngjarjen kanë shkuar në klubin e natës dhe kanë nisur kërkimet. Në vendin e ngjarjes mbërritën njësitë e specializuara për menaxhimin e mjeteve shpërthyese dhe njësinë K9 me qen gjurmues.

Pas kontrolleve të imtësishme u zbulua se alarmi ishte i rremë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci theksoi se rasti është referuar tek prokurori dhe hetuesit policorë do të vazhdojnë procedurat hetimore për të sqaruar rrethanat dhe burimin e informacionit.

 

klub nate ne prishtine

Sondazh

Poll