Aktualitet

Vodhën 409 mijë euro në vendin e punës, arrestohet 37-vjeçari, shpallet në kërkim financierja

Sipas policisë ata gjatë periudhës 2023-2024 në një subjekt që shiste tekstike kanë vjedhur shumën e parave nëpërmjet mashtrimit me faturat e shpërndarjeve. 

23 Korrik 2025, 11:06 Nga N.F
Vodhën 409 mijë euro në vendin e punës, arrestohet
Foto

TIRANË- Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi ai në bashkëpunim me një financiere kanë vjedhur 409 mijë euro në vendin e punës. Sipas policisë ata gjatë periudhës 2023-2024 në një subjekt që shiste tekstike kanë vjedhur shumën e parave nëpërmjet mashtrimit me faturat e shpërndarjeve. 

I arrestuari ishte shpërndarës i porosive. Finacierja është shpallur në kërkim dhe po punohët për kapjen e saj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/ Finalizohet pas 6 muajsh hetime me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Doublefront”. Vodhën 409 000 euro nga subjekti ku ishin të punësuar, duke shpërdoruar detyrat, arrestohet 37 –vjeçari (shpërndarës i porosive), shpallet në kërkim financierja.

Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për 6 muaj, në drejtimin e Prokurorisë, finalizoi operacionin policor të koduar “Doublefront”. Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, e caktuar nga Gjykata e Tiranës, për shtetasin E. Sh., 37 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasja A. S., 30 vjeçe.

Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. Sh. dhe shtetasja A. S. (me detyra respektive shpërndarës i porosive dhe financiere në një subjekt që shiste tekstile me metrazhe), në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë periudhës 2023-2024, kanë vjedhur nga ky subjekt, nëpërmjet mashtrimit me faturat e shpërndarjeve, rreth 409 000 euro. Punohet për kapjen e shtetases A. S.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme

vjedhje ne tirane

Sondazh

Poll