Aktualitet

Dhuna ndaj biznesmenit në Tiranë, shpallen në kërkim 2 persona

Sipas njoftimit, janë shpallur në kërkim dy persona, ndërsa mësohet se një prej tyre është Ferhat Kaja pronarë i lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit.

23 Korrik 2025, 10:14 Nga M.B

 

Dhuna ndaj biznesmenit në Tiranë, shpallen në kërkim 2
Foto ilustruese

 

TIRANA- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me konfliktin që ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në kompleksin “Delijorgji” në Tiranë, ku biznesmeni Laert Kasaj është dhunuar në mënyrë brutale nga disa persona. Sipas njoftimit, janë shpallur në kërkim dy persona, ndërsa mësohet se një prej tyre është Ferhat Kaja pronarë i lokalit “Stockholm”, që ndodhet përballë kompleksit.

“shpallën në kërkim shtetasin F. K., 31 vjeç dhe O. K., 30 vjeç, pasi me datë 21.07.2025, rreth orës 22:30, në Rrugën e Kavajës, tek kompleksi “Delijorgji” dyshohet për motive të dobëta, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushte dyshohet dhe me sende të forta shtetasit E. K dhe L. K, të cilët pas marrjes së asistencës mjekësore u larguan për në banesë. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rastit”, thuhet në njoftim.

Në media fillimisht u raportua se dhuna dyshohet të ketë ndodhur pas një denoncimi që Kasaj, sipas pretendimeve të njërës palë, ku kishte raportuar për uzurpimin e hapësirave publike dhe vendosjen e tendave të jashtëligjshme nga disa lokale përreth.

tirana

Sondazh

Poll