Aktualitet

I kërkuar nga "Metamorfoza", "i kapur" në përgjimet e SkyEcc me Ervis Martinajn dhe i akuzuar për vrasje, kush është Denis Bajri që pritet të ekstradohet nga Dubai

Bajri është kapur në përgjimet e Sky Ecc me bosin e lojërave të fatit Ervis Martinaj dhe biznesmenin e njohur si investitor strategjik, Pëllumb Gjoka. 

23 Korrik 2025, 08:32 Nga M.B
I kërkuar nga "Metamorfoza", "i kapur" në
Pëllumb Gjoka, Ervis Martinaj dhe Gjin Ndoj

TIRANA- Denis Bajri, i njohur ndryshe si Denis Brajoviç është ndaluar në Dubai në muajin shkurt 2024 në kuadër të operacionit "Metamorfoza".

Bajri është kapur në përgjimet e Sky Ecc me bosin e lojërave të fatit Ervis Martinaj dhe biznesmenin e njohur si investitor strategjik, Pëllumb Gjoka. Gjithashtu Denis Bajri është në akuzë nga SPAK për vrasjen e Gjin Ndojit.

37-vjeçari Denis Bajri pritet të ekstradohet ditën e sotme nga Dubai për në Shqipëri. Bajri rezulton si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore dhe i akuzuar për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje.

Ai ishte ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale: "Vrasja me paramendim", kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal; "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve"; "Grupi i strukturuar kriminal"; "Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale"; dhe "Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje", kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

denis bajri

Sondazh

Poll