Aktualitet

Punonjësi humbi jetën teksa montonte skelën e koncertit, Gjykata e Lezhës lë në "arrest shtëpie" përgjegjësin e subjektit

Mësohet se gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e 64-vjeçarit dhe caktoi ndaj tij masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për veprën penale “shkelja e rregullave të sigurisë në punë”.

23 Korrik 2025, 10:39 Nga M.B

 

Punonjësi humbi jetën teksa montonte skelën e koncertit, Gjykata
Foto ilustruese


LEZHA- Përgjegjësi i subjektit ku humbi jetën punëtori gjatë montimit të një skene të shtunën në Shëngjin më 19 korrik, Zef Shtjefni do të hetohet me masën e sigurisë "arrest në shtëpi". Shtjefni i cili u arrestua nga policia pas ngjarjes, doli para Gjykatës së Lezhësndërsa seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura.

Mësohet se gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm arrestimin e 64-vjeçarit dhe caktoi ndaj tij masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për veprën penale “shkelja e rregullave të sigurisë në punë”.

Punonjësi, 32-vjeçari Zef Lorenci humbi jetën pasditen e së shtunës, teksa po montonte skenën për një koncert në shëtitoren "Willson" në Shëngjin. Ai ra aksidentalisht në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë e goditjes, humbi ekuilibrin dhe ra nga një lartësi prej 6 metrash, duke pësuar dëmtime të rënda.

lezha

Sondazh

Poll