Aktualitet

"Mos i hidhni benzinë zjarrit!" Dhuna ndaj biznesmenit në Tiranë, media: Kasaj nuk ka kontakt me Kryeministrin, nuk denoncohet tjetri duke nxjerrë edhe lokalin tënd

"Lolita" shton se Kasaj nuk ka asnjë kontakt me kryeministrin, sepse po të kishte, si biznesmen do kishte shpëtuar lokalet e veta, të cilëve po iu hiqen tendat gjithashtu.

23 Korrik 2025, 07:45 Nga M.B
"Mos i hidhni benzinë zjarrit!" Dhuna ndaj biznesmenit në
Foto ilustruese

TIRANA- Media "Lolita Albania" ka reaguar pas sherrit të dhunshëm të raportuar te kompleksi "Delijorgji" në Tiranë ku u dhunua biznesmeni Laert Kasaj. "Lolita" shkruan se krahas faktit që ka njohje me biznesmenin, sherri i pretenduar nga JOQ, sikur ka nisur për shkak se Kasaj ka denoncuar tek kryeministri për prishjen e tendave të "Bar Stockholm" është i pavërtetë.

"Lolita" shton se Kasaj nuk ka asnjë kontakt me kryeministrin, sepse po të kishte, si biznesmen do kishte shpëtuar lokalet e veta, të cilëve po iu hiqen tendat gjithashtu. Media shton se konflikti ka nisur pikërisht prej postimit tek JOQ. Sipas "Lolita" dhunuesi Ferhat Kaja, pronari i Stockholm pretendon që e ka nxjerrë Laert Kasaj tek JOQ, ndërkohë që tek i njëjti postim është edhe "Tokyo", biznesi i Laert Kasaj. 

"Laerti është babai i dy fëmijëve të mitur, ka prindër të moshuar, partnerë biznesi të cilët nuk duhet ta shohin në këtë gjendje, që nuk do donte askush të ishte. Nuk i ka asnjë borxh JOQ për gjithë këtë situatë, përkundrazi ata i janë dy here në borxh. Ndjej keqardhje jo vetëm se e kam mik Laertin, por edhe për faktin se ku është katandisur media, duke i hedhur benzinë zjarrit dhe duke i nxitur njerëzit të vriten me njëri tjetrin", shkruan "Lolita".

POSTIMI:

Lidhur me ngjarjen në Delijorgj, të postuar nga JOQ
Laert Kasaj e kam shumë mik. E kam njohur në një periudhë të vështirë të jetës sime dhe nuk mund të bëj indiferenten në këtë situatë që po kalon. Sherri i pretenduar nga JOQ, sikur ka nisur për shkak se Laerti ka denoncuar tek kryeministri për prishjen e tendave të "Bar Stockholm" është i pavërtetë. Laerti nuk ka asnjë kontakt me kryeministrin, se po të kishte, si biznesmen do kishte shpëtuar lokalet e veta, të cilëve po iu hiqen tendat gjithashtu.

Konflikti ka nisur pikërisht prej postimit tek JOQ. Dhunuesi Ferhat Kaja, pronari i Stockholm (me të cilin do merremi më vonë), pretendon që e ka nxjerrë Laert Kasaj tek JOQ, ndërkohë që tek i njëjti postim është edhe "Tokyo", biznesi i Laert Kasaj. A ka sens që të denoncojë dikush tjetrin dhe tek i njëjti postim të nxjerrë dhe lokalin e vet?

Sikur të mos mjaftonte gjithë dhuna shtazarake ndaj tij, duhet të dalë në të njëjtën media me emër mbiemër si "spiun". Ndërkohë që është në spital dhe çështjen po e ndjek ligjërisht, duhet të durojë edhe linçimin nga komentuesit që nuk ia kanë haberin fare për ça komentojnë.

Laerti është babai i dy fëmijëve të mitur, ka prindër të moshuar, partnerë biznesi të cilët nuk duhet ta shohin në këtë gjendje, që nuk do donte askush të ishte. Nuk i ka asnjë borxh JOQ për gjithë këtë situatë, përkundrazi ata i janë dy here në borxh. Ndjej keqardhje jo vetëm se e kam mik Laertin, por edhe për faktin se ku është katandisur media, duke i hedhur benzinë zjarrit dhe duke i nxitur njerëzit të vriten me njëri tjetrin.

laert kasaj

Sondazh

Poll