Politike

Përplasja për karrigen e deputetit/ KQZ shpërndan sot mandatet, "Shqipëria Bëhet": Lista e mbyllur u dorëhoq, Zeqiri u pendua vonë

Përfaqësuesja ligjore e "Shqipëria Bëhet" Dorina Prethi, kërkoi nga KQZ kalimin e mandatit tek lista e hpaur, duke thënë se lista e mbyllur dha dorëheqjet para 11 majit.

23 Korrik 2025, 11:01 Nga M.B
Përplasja për karrigen e deputetit/ KQZ shpërndan sot mandatet,
Dorina Prethi

TIRANA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpërndajë sot mandatet për qarkun e Tiranës. Përfaqësuesja ligjore e "Shqipëria Bëhet" Dorina Prethi, kërkoi nga KQZ kalimin e mandatit tek lista e hpaur, duke thënë se lista e mbyllur dha dorëheqjet para 11 majit. Ajo shtoi se dorëheqjet e kandidatëve të listës së mbyllur duhet të konsiderohen të miratuara në heshtje, pasi KQZ nuk është shprehur me vendim brenda 60 ditëve. Sipas saj, KQZ ka qenë e detyruar të përgjigjet gjë që nuk është bërë.

“Është regjistruar në KQZ, me vendim 237, si koalicion për zgjedhjet e 11 majit. Për efekt të këtij regji është depo edhe marrëveshja e koalicionit, subjektet kanë rënë dakord për lista të fiksuara dhe garë të hapur. Ka fituar 1 mandat, më datë 11 maj, koalicioni ka para dorë nga kandidimi para fillimit të procesi të rin dhe pa u mbyllur procesi i rinumërimit për kandidatët e listës së mbyllur për këtë qark. Dorë është kryer kur mandati nuk ekziston, nuk bëhet fjalë për dorë nga mandati, por nga kandidmi. Është përfundimtar, duke  e përjashtuar kandidatin nga çdo e drejtë për të përfituar mandat. Nuk janë subjekte garues.

Në momentin e depozitimit të këtyre kërkesave, KQZ ka pasur 60 ditë kohë të shprehej sipas kushtetutës. KQZ ka qenë e detyruar të përgjigjet gjë që nuk është bërë. Kur se ka ushtruar këtë detyrim, nëse KQZ nuk merr vendim brenda afatit, kërkesa konsiderohet e miratuar në heshtje. Përsa kohë KQZ s’ka marrë vendim për të refuzuar ose pranuar dorëheqjet, ato konsiderohen të miratuara në heshtje dhe ne kemi kërkuar konfirmimin e miratimit të heshtur. Zeqiri u pendua më 15 korrik, pas këtij afati. Nuk mund të konsiderohet”, tha Dorina Prethi.

dorina prethi

Sondazh

Poll