22 Korrik 2025, 21:36
Nga r.ll
fotot e postuara nga rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë një rrjetet e tij sociale pamje nga çmontimi i tendave të një lokali që duket se ndodhet mes pallatave.
Rama shprehet se ka ardhur koha që pronarët e lokaleve të bëjnë biznes, pa penguar të tjerët që të jetojnë në hapësirat e përbashkëta komunitare. Më herët gjatë ditës, kreu i qeverisë ka ndarë foto dhe video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike nga bizneset e ndryshme.
POSTIMI I PLOTË:
Çuna, ka ardhur koha për t’u tërhequr matanë kufirit të komunitetit dhe për të jetuar me biznes, pa penguar të tjerët të jetojnë në hapësirat e përbashkëta komunitare
Respekte për çmontimin
Si nisi aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e ndërtimeve pa leje?
Në ditët e para të muajit korrik kryeministri Edi Rama bërë një vizitë të befasishme në bashkinë e Vlorës duke kërkuar shkarkimin e drejtorëve në këtë bashki për moskompetencë e që lidhej kryesisht me atë që e cilësoi më vonë si zaptimin e hapësirave publike.
Gjatë vizitës Rama u ka bërë thirrje deputetëve në largim e atyre të zgjedhur dhe drejtuesve vendorë të dalin në terren dhe t'ju japin zgjidhjeve problemeve të qytetarëve, duke i takuar nga afër. Gjithashtu ai iu ka dhënë ultimatum që brenda dy javëve të kenë gati raportin me punën e bërë.
Ndërkohë më 8 korrik Rama ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve të bashkisë së Fierit dhe Durrësit në institucionet që sipas tij nuk kanë përmbushur detyrën. Gjithashtu raportohet se ka shprehur kritika të ashpra për menaxhimin e hapësirave publike të zaptuara.
Po në këto ditë të para të korrikut 2025 nisi dhe një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje. Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje.
Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj.
edi rama
Politike
22 Korrik 2025, 21:25
r.ll
adriatik lapaj
TIRANË- Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj u shpreh sot se krisja në koalicionin "Nisma Shqipëria Bëhet" q...
Politike
22 Korrik 2025, 21:13
r.ll
adriatik lapaj
TIRANË- Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me koalicionin e tij zgjedhor në zg...
Politike
22 Korrik 2025, 21:00
r.ll
adriatik lapaj
TIRANË- Kryetari i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me përplasjet me kreun e "Nis...
Politike
22 Korrik 2025, 19:18
r.ll
belind kellici
TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi është shprehur ditën e sotme s...
Politike
22 Korrik 2025, 17:28
r.ll
shabani, lapaj
TIRANË- Kryetari i "Nisma Thurje", Endrit Shabani i është përgjigjur deklaratave të kreut të "Shqipëria B...
Politike
22 Korrik 2025, 17:05
r.ll
pamje nga thethi
THETH- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga zona ku janë hequr kabinat e ndërtuara pa leje n&eu...
Politike
22 Korrik 2025, 16:38
r.ll
vjosa osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi se i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të k&eum...
Politike
22 Korrik 2025, 16:34
r.ll
jorida tabaku
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet s...
Politike
22 Korrik 2025, 16:19
r.ll
hashim thaci
HAGË- Në Dhomat e Specializuara në Hagë është mbajtur konferenca statusore për rastin ndaj ish-krerëv...
Politike
22 Korrik 2025, 15:30
Balluku
TIRANË- Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka marr&...