Politike

"Në 2 muajt e fundit më kanë ardhur oferta nga PS dhe i kam refuzuar", Lapaj: Ajo që mund të bëj është që daja i Shabanit mos ta marrë dot atë mandat...

Për këto oferta, Lapaj tha se është vënë në dije edhe kryesia e lëvizjes që ai drejton. 

22 Korrik 2025, 22:02 Nga r.ll
"Në 2 muajt e fundit më kanë ardhur oferta nga PS dhe i kam
adriatik lapaj

TIRANË- Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme se në dy muajt e fundit pas zgjedhjeve i kanë ardhur disa oferta nga Partia Socialiste për mandatin, por shprehet se i ka refuzuar të gjitha. 

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”, tha Lapaj gjatë intervistës në emisionin "Debat" në A2CNN. Për këto oferta, Lapaj tha se është vënë në dije edhe kryesia e lëvizjes që ai drejton. 

“Për këtë është në dijeni edhe kryesia e lëvizjes sonë, pasi i kam vënë në dijeni në çdo rast kur ka ndodhur. Ka qenë koncepti i një qeverisjeje me bazë të gjerë, për t’i dhënë Shqipërisë te ndërkombëtarët një ide të një klase politike që zoti Rama bashkëpunon edhe me të rinjtë, ndërkohë që me opozitën e Sali Berishës nuk merret. Unë e kam refuzuar, pasi nuk besoj te besëprerja”, theksoi Lapaj.

Ndërkohë i pyetur nëse një ofertë të ngjashme, partnerët e tij jo domosdoshmërisht e kanë refuzuar, Lapaj tha: “Nuk aludoj dot, nuk shpif dot. Ajo që mund të bëj është që daja i zotit Shabani mos ta marrë dot atë mandat sepse po e mori, mund të shkojë nesër te zoti Rama”.

adriatik lapaj ps edi rama

Sondazh

Poll