Aktualitet

Shkak dyshohet përplasja për zaptimin e hapësirave publike, dhunohet barbarisht biznesmeni në Tiranë

Paraprakisht, sipas medias në fjalë, dhuna dyshohet se ka ardhur si pasojë e një denoncimi që Kasaj kishte bërë pranë Kryeministrisë, ku ai kishte raportuar për uzurpimin e hapësirave publike dhe vendosjen e tendave të jashtëligjshme nga disa lokale përreth.

23 Korrik 2025, 07:27 Nga M.B
Shkak dyshohet përplasja për zaptimin e hapësirave publike,
Foto ilustruese

TIRANA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ambientet e kompleksit “Delijorgji” në Tiranë nga mësohet se është dhunuar brutalisht pronari i restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj. JOQ Albania shkruan se Kasaj është sulmuar nga disa persona të cilët dyshohet se janë pronarët e barit “Stockholm”, një lokal që ndodhet përballë kompleksit.

Paraprakisht, sipas medias në fjalë, dhuna dyshohet se ka ardhur si pasojë e një denoncimi që Kasaj kishte bërë pranë Kryeministrisë, ku ai kishte raportuar për uzurpimin e hapësirave publike dhe vendosjen e tendave të jashtëligjshme nga disa lokale përreth.

Kasaj është transportuar me urgjencë në spital. Në video shfaqet momenti i përplasjes fizike, ku dëgjohen ofendime, ndërsa një person, i cili dyshohet të jetë Laert Kasaj, shihet duke mbuluar fytyrën.

 

laert kasaj

Sondazh

Poll