Aktualitet

Vatra e zjarrit aktive prej disa ditësh, pamjet me dron tregojnë katasfrofën e shkaktuar nga flakët në malin e Dukatit (VIDEO)

Forcat zjarrfikëse, ushtarake dhe bashkiake po punojnë pa ndërprerje, ndërsa ndërhyrja ajrore është ndihmuar nga dy avionë Canadair të ardhur nga Greqia dhe dy helikopterë të FA-së.

22 Korrik 2025, 22:15 Nga r.ll
Vatra e zjarrit aktive prej disa ditësh, pamjet me dron tregojnë
pamje nga mali i dukatit

TIRANË- Situata më kritike më zjarrët në vend paraqitet në qarkun e Vlorës dhe Dibrës, ku zjarrfikësit po luftojnë më flakët prëj disa ditësh rresht. 

Në zonën e Dukatit në Vlorë, flakët kanë përfshirë zona pyjore me pisha dhe rrezikojnë përhapje të mëtejshme për shkak të erës. Forcat zjarrfikëse, ushtarake dhe bashkiake po punojnë pa ndërprerje, ndërsa ndërhyrja ajrore është ndihmuar nga dy avionë Canadair të ardhur nga Greqia dhe dy helikopterë të FA-së.

Agjencia Kombëtare Mbrojtjes Civile ka ndarë dhe pamjet me dron dhe kamera termike që tregojnë shkallën e përhapjes së flakëve në malin e Dukatit. 

Ndërkohë në qarkun e Dibrës, në Parkun Kombëtar të Lurës, situata mbetet nën vëmendje. Dy vatra aktive mbi fshatin Gurë-Lurë dhe pranë Liqenit të Zi po kërkojnë ndërhyrje të vazhdueshme, ndërkohë që një avion Canadair nga Italia është angazhuar për të mbështetur operacionet nga ajri. Ndërkohë, vatrat vijojnë të jenë aktive në qarqet Elbasan, Lezhë, Korçë dhe Gjirokastër.

zjarri ne malin e dukatit

Sondazh

Poll