Aktualitet

Plagosje me thikë në Vlorë, dërgohet në spital një 27-vjeçar

Ende nuk dihen rrethanat e plagosjes, ndërsa bëhet me dije se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe po merr në pyetje disa persona.

22 Korrik 2025, 22:22 Nga r.ll
Plagosje me thikë në Vlorë, dërgohet në spital një
foto ilustruese

VLORË- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Konkretisht ngjarja ka ndodhur në fshatin Risili dhe i plagosur ka mbetur një 27-vjeçar. 

Ky i fundit ka marrë plagë në bark dhe raportohet se është dërguar ne spitalin rajonal të qytetit të Vlorës. Ende nuk dihen rrethanat e plagosjes, ndërsa bëhet me dije se policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe po merr në pyetje disa persona.

plagosje me thike ne vlore

Sondazh

Poll