Aktualitet

U aksidentua teksa kalonte rrugën, humb jetën pas disa ditësh në spital 24-vjeçari në Kosovë (EMRI+FOTO)

I riu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksident. Ngjarja u regjistrua më 15 korrik në Malishevë ndërsa i riu luftoi me jetën për ditë më radhë.

22 Korrik 2025, 22:11 Nga N.F
U aksidentua teksa kalonte rrugën, humb jetën pas disa ditësh
Viktima

KOSOVË- 24-vjeçari, Shkodran Morina ka ndërruar jetë tragjikisht në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) disa ditë pasi u aksidentua me makinë. I riu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksident. Ngjarja u regjistrua më 15 korrik në Malishevë ndërsa i riu luftoi me jetën për ditë më radhë.

Morina u godit nga një makinë tëksa po kalonte rrugën në vijat e bardha në rrugën “Ibrahim Mazreku” në Malishevë. Pas aksidentit, ai ishte dërguar me urgjencë në QKUK për trajtim mjekësor, por pas disa ditësh në gjendje kritike, ndërroi jetë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Më datë 15.07.2025, në rrugën ‘Ibrahim Mazreku’ në Malishevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku një këmbësor (mashkull i moshës madhore) ishte goditur nga një veturë. Pas aksidentit, i lënduari ishte dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Sot jemi njoftuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Për vdekjen e viktimës është njoftuar edhe prokurori i shtetit”, deklaroi Elezaj.

shkodran morina

Sondazh

Poll