Politike

‘Pakti’/ Qeveria i akordon fond 1 mln euro, Universiteti Bujqësor për herë të parë me fermë

13 Mars 2019, 20:27 Nga DOSJA
‘Pakti’/ Qeveria i akordon fond 1 mln euro, Universiteti

TIRANË-  Qeveria miratoi sot vendimin për kalimin e fondit 1 milion Euro në dispozicion të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Për herë të parë, ky universitet do ketë fermën e vet didaktike, e cila  do t’iu shërbejë studentëve dhe të pedagogëve.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, gjatë një deklarate për mediet dha më tepër detaje rreth këtij vendimi, i cili miratohet një ditë pas punësimit të rreth 370 studentëve ekselentë në administratën publike, ku 31 prej tyre janë punësuar, pikërisht  në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Ferma me sipërfaqe 135 Ha është një sipërmarrje që bëhet për herë të parë në vendin tonë. Ajo përfshin ngritjen e infrastrukturës didaktike trainuese dhe demonstruese, sistemimin e tokës dhe reahabilitimin e sistemit të ujitjes, rritjen e mekanizimit, mbarështimin e kafshëve dhe krijimin e koleksioneve të bimëve. Ajo do të shërbejë gjithashtu si një qendër kërkimore për pedagogët, për praktikat mësimore të studentëve dhe për trajnimin e specialistëve të bujqësisë.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi

Në deklaratën e tij, ministri Çuçi theksoi rëndësinë e partneritetit të universitetit me Ministrinë e Bujqësisë.

Ne do ta përdorim ekspertizën e Universitetit Bujqësor si shërbim konsulence për të hartuar politika dhe projekte në fushën e bujqësisë, zhvillimit rural, sigurisë ushqimore, peshkimit dhe veterinarisë.  Ky universitet mbetet një pol i rëndësishëm i kërkimit shkencor dhe i ka të gjitha kapacitetet për t’i shërbyer nevojave të vendit në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bledi çuçi ferme pakti per universitetin universiteti bujqesor bledi çuçi ferme pakti per universitetin universiteti bujqesor

Sondazh

Poll