Politike

"Nuk i kam lexuar reagimet e Shabanit", Lapaj: Nuk mund të kaloj te një parti tjetër një mandat që i përket "Shqipëria Bëhet"

Lapaj tha gjatë fjalës së tij se në qarkun e Tiranës, ka marrë rezultatin më të dobët se në çdo qark tjetër. 

22 Korrik 2025, 21:00 Nga r.ll
"Nuk i kam lexuar reagimet e Shabanit", Lapaj: Nuk mund të kaloj
adriatik lapaj

TIRANË- Kryetari i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me përplasjet me kreun e "Nisma Thurje" Endrit Shabanin, lidhur me mandatin e deputetit. Gjatë intervistës së tij në emisionin "Debat" në  A2CNN, Lapaj u shpreh se nuk i kishte lexuar reagimet e Shabanit, duke shtuar se nuk i interesojnë. 

Ndërkohë lidhur me mandatin, ai tha se nuk mund t'ja kalonte një partie tjetër mandatin që qytetarët ja kanë dhënë partisë "Shqipëria Bëhet". Lapaj tha gjatë fjalës së tij se në qarkun e Tiranës, ka marrë rezultatin më të dobët se në çdo qark tjetër. 

"Nuk i kam lexuar reagimet se nuk më interesojnë. Në koalicion hyjnë disa parti dhe secila ka individualitetin e vet. Partia "Shqipëria Bëhet" mori shumicën e votave Unë nuk mund të dhuroj një mandat që qytetarët ja kanë dhënë "Shqipëria Bëhet". Nëse mëkati im është se mandatin dua tja jap partisë tonë. Qëllimi dhe vizioni që kam pasur dhe do të kem ishte për të krijuar një lëvizje të madhe që fillimet i pati të mira por po pritet. Në kryeqytet kemi marrë rezultatin më të dobët. Nuk mund të kaloj te një parti tjetër një mandat që i përket partisë tonë.", u shpreh Lapaj. 

adriatik lapaj

Sondazh

Poll