Politike

Prishja e ndërtimeve pa leje/ Rama publikon videon: Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë

Në pamjet e postuara nga Rama shihen disa punonjës të bashkisë Shkodër mbi sipërfaqen e rrafshuar pranë Kishës në fshatin turistik të Thethit.

22 Korrik 2025, 17:05 Nga r.ll
Prishja e ndërtimeve pa leje/ Rama publikon videon: Thethi pas operacionit
pamje nga thethi

THETH- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga zona ku janë hequr kabinat e ndërtuara pa leje në qendër të Thethit.

"Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë", shkruan Rama krahas videos së postuar, ku shihen disa punonjës të bashkisë Shkodër mbi sipërfaqen e rrafshuar pranë Kishës në fshatin turistik të Thethit.

POSTIMI I PLOTË:

Thethi pas operacionit nga kanceri i paligjshmërisë

Aksioni në Theth

Në ditët e para të korrikut 2025 nisi një aksion në fshatin turistik Theth në veri të vendit për prishjen e ndërtesave pa leje. Në këtë rast Rama akuzon prokuroren Elsa Gjeli se refuzoi të hapte një çështje penale kundër një biznesmeni të kallëzuar nga Policia e Shtetit për ndërtimin e një fshati të tërë turistik pa asnjë leje.

Ai theksoi se lugina e Thethit do të pastrohet nga betoni dhe do të kthehet në gjendjen e mëparshme. Gjithashtu Rama ka deklaruar se i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të paraqesë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë për shkarkimin e saj.

edi rama theth

Sondazh

Poll