Politike

"KE denoncoi me forcën më të madhe rastin e Skavicës!" Berisha: Merita më e madhe shkon për dibranët për denoncimin e këtij krimi

Ai shtoi se një meritë të madhe kanë dibranët e diasporës, por edhe të dibranëve në Peshkopi, të cilët ia dolën të sensibilizojnë komunitetin ndërkombëtar.

22 Korrik 2025, 13:16 Nga M.B
"KE denoncoi me forcën më të madhe rastin e
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot para mediave se përgëzon dhe përshëndet raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, në të cilin denoncohet me forcë rasti i Skavicës. Sipas Berishës, ky rast, ndër më të katastrofalet, do të asgjësonte Dibrën e shekujve dhe mijëvjeçarëve. Ai shtoi se një meritë të madhe kanë dibranët e diasporës, por edhe të dibranëve në Peshkopi, të cilët ia dolën të sensibilizojnë komunitetin ndërkombëtar.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Pra, është një akt ky për të cilin me të drejtë ne kërkojmë transparencë të plotë. 350 kuti votimi janë marrë nga persona pa asnjë dokument, vetëm në qoftë se i kanë pasur të fshehura, por aty asnjë dokument. Duket se nuk është lënë asnjë lloj mjeti dhe mundësie, thashë pa vepruar, për degradimin e plotë të zgjedhjeve në një farsë të shëmtuar. Në pritje të këtyre përgjigjeve, ne do ndërmarrim edhe hapa të tjerë, por kjo farsë nuk do njihet kurrë. Kurrë.

Së dyti, duhet të informoj qytetarët shqiptarë në Shqipëri dhe diasporë dhe të përgëzoj dhe përshëndes raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, në të cilin denoncohet me forcën më të madhe afera e Skavicës. Aferë ajo ndër më të katastrofalet për Dibrën, aferë që de facto asgjësonte Dibrën e shekujve dhe mijëvjeçarëve. Por, në meritën më të madhe të dibranëve të diasporës, por edhe të dibranëve në Peshkopi, të cilët ia dolën të sensibilizojnë komunitetin ndërkombëtar për këtë krim të shëmtuar social, mjedisor, të gjithanshëm, verdikti i raportit është kundërshtimi i plotë i ndërtimit të kësaj vepre, trashëgimi e paranojës së Enver Hoxhës.

sali berisha

Sondazh

Poll