Politike

"Asnjë bidon qumështi pa faturë"/ Brisida Shehaj: Aksioni i qeverisë shpërqendron vëmendjen nga afera e Bankers dhe marrja e tokave të fshatarëve për parqe fotovoltaike

Ajo shton se prej dy vitesh bashkitë e majta ju kanë dhënë më qera toka në fshatra, kompanive të krijuara rishtaz të cilat do t'i kthejnë në parqe fotovoltaike. 

22 Korrik 2025, 15:17 Nga r.ll
"Asnjë bidon qumështi pa faturë"/ Brisida Shehaj:
brisida shehaj

TIRANË- Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj ka reaguar lidhur me aksionin e qeverisë për ndalimin e shitjes së bidonave të qumështit pa faturë. Përmes një postimi në Facebook, Shehaj shprehet se ky aksion shpërqendron vëmendjen nga arrestimet prej aferës së Bankers dhe te marrja e tokave të fshatarëve për parqe fotovoltaike. 

Ajo shton më tej se prej dy vitesh bashkitë e majta ju kanë dhënë më qera toka në fshatra, kompanive të krijuara rishtaz të cilat do t'i kthejnë në parqe fotovoltaike. 

"Sigurisht kjo skeme e mireorganizuar fillon me Bashkite qe japin toke per 10 vite me qera, vazhdon me qeverine qe lidh kontrata koncensionare mbi keto toka shteterore per 49 vite ( dhe pse kontrata e qerase eshte 10 vite) e ne fund perfundon me financimin e tyre nga Sektori Bankar, te cilin Rama e cilesonte si pastrues te parave te pista, tani e ka bere partner per te financuar projektet e enturazhit te tij.", shprehet Shehaj ndër të tjera në postimin e saj. 

POSTIMI I PLOTË: 

Ditet e fundit e gjithe Qeveria ka zbritur ne terren per informalitetin e bidonave te fshtareve.

Nderkohe ky aksion shperqendroi vemendjen nga elfanti ne dhome, sektorin energjitik (Bankers dhe tokat e fshatareve per fotovoltaik)

Prej dy vitesh Bashkite e majta u jane versul tokave duke ua dhene me qera kompanive te krijuara rrishtaz, toka te cilat me pas do perfundojne Parqe Fotovoltaike.

Sigurisht kjo skeme e mireorganizuar fillon me Bashkite qe japin toke per 10 vite me qera, vazhdon me qeverine qe lidh kontrata koncensionare mbi keto toka shteterore per 49 vite ( dhe pse kontrata e qerase eshte 10 vite) e ne fund perfundon me financimin e tyre nga Sektori Bankar, te cilin Rama e cilesonte si pastrues te parave te pista, tani e ka bere partner per te financuar projektet e enturazhit te tij.

Ky i fundit, tregon kujdes te vecante kur perfshihet vete, dhe pse familjeve per nje kredi shtepie u merr shpirtin me letra e kerkesa, cuditerisht kompanite me 0 qarkullim qe kane perfitu keto kontrata koncensionare i financion miliona pa asnje problem.

brisida shehaj

Sondazh

Poll