Politike

“Kam hasur rezistencë nga Shabani!" Lapaj: I kërkoj falje çdo qytetari për këtë shëmti që po ndodh

Sipas tij, kjo kërkesë kërkonte dorëheqjen e Endrit Shabanit dhe Pano Sokos nga listat e përfaqësimit.

22 Korrik 2025, 14:46 Nga M.B
“Kam hasur rezistencë nga Shabani!" Lapaj: I kërkoj falje
Adriatik Lapaj

TIRANA- Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar zhvillimet brenda koalicionit që përfaqëson, në lidhje me çështjen e mandatit të deputetit.  Lapaj tha për News24 si kandidati më i votuar i listës së “Shqipëria Bëhet”, kishte kërkuar që mandati t’i kalonte gruas më të votuar pas tij, për të respektuar vullnetin qytetar dhe parimet e transparencës. Por sipas tij, kjo kërkesë kërkonte dorëheqjen e Endrit Shabanit dhe Pano Sokos nga listat e përfaqësimit. Lapaj u shpreh i zhgënjyer nga zhvillimet brenda lëvizjes dhe kërkoi ndjesë publike.

“Kam hasur rezistencë nga zoti Shabani, jo nga zoti Soko. Zoti Shabani më tha se kishte dhënë një premtim publik dhe nuk tërhiqej. Unë i thashë: ‘Dakord, do të përfaqësoj 64 mijë njerëzit që na kanë votuar në rang kombëtar’. Dua t’i kërkoj falje çdo njeriu që na ka votuar dhe çdo qytetari që ka pritur të na mbështesë për këtë shëmti që po ndodh", tha Lapaj.

adriatik lapaj

Sondazh

Poll