21 Korrik 2025, 19:46
Nga r.ll
Foto ilustruese
KOSOVË- Policia e Kosovës tha se gjatë një kontrolli të kryer më 21 korrik gjeti dy raketahedhës krahu në një kompleks të pabanuar banesor në Mitrovicë të Veriut.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë edhe njësinë e specializuar për trajtimin e mjeteve shpërthyese. Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy armë të llojit zolla [raketahedhës krahu], prodhim serb”, u tha në njoftimin e Policisë.
Sipas saj, armët janë sekuestruar dhe më pas Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Lidhur me këtë rast reagoi edhe ministri në detyrë për Punë të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.
Ai fajësoi Serbinë se përveç se nuk distancohet nga këto armë të prodhimit serb “dhe veprimet në veri të vendit”, por “për vite me radhë i ka stimuluar, organizuar dhe furnizuar grupet terroriste dhe bandat kriminale, me të vetmin qëllim: cenimin e integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”.
Sveçla shtoi se pavarësisht shteti është i vendosur të çmontojë çdo prani kriminale apo potencialisht terroriste në Kosovë.
“Çdo ditë e më shumë po e kthejmë rendin në atë pjesë të territorit dhe, bashkë me të, edhe investimet dhe zhvillimin për të gjithë qytetarët, pa dallim”, shkroi ai në Facebook.
Autoritetet kosovare kanë gjetur armë të llojeve të ndryshme kohë pas kohe në pjesë të ndryshme të Kosovës, kryesisht në pjesën veriore, të banuar me shumicë serbe.
Në maj, autoritetet thanë se kishin gjetur një punishte të armëve në Mitrovicën e Veriut dhe gjatë aksionit u raportua se u sekuestruan sasi armatimi dhe pjesë të ndryshme të armëve./REL
policia e kosoves
Politike
21 Korrik 2025, 19:34
r.ll
edi rama
TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se do të krijohet Agjencia Kombëtare e Planifikimit dhe Zhvillimit dhe do t&eu...
Politike
21 Korrik 2025, 19:09
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se do të ketë masa penale për të gjithë zyrtarët shtetëror&...
Politike
21 Korrik 2025, 19:07
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur në takimin e sotëm me deputët dhe drejtorët e bashkisë Tiranë lidhur me ...
Politike
21 Korrik 2025, 18:47
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se shteti d të konfiskojë të gjithë godinat e braktisura në Shqip&eum...
Politike
21 Korrik 2025, 18:42
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të miratohet me ligj një "listë e zezë" e ndërtuesve dhe investitor...
Politike
21 Korrik 2025, 18:37
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një takim me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtuesit e ...
Politike
21 Korrik 2025, 18:30
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar lidhur me deklaratat e sotme të Kryeministrit Edi Ra...
Politike
21 Korrik 2025, 17:52
r.ll
pamje nga vizitat e rames ne vlore
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se bashkia e Durrësit, Shkodrës, Korçës, Dibr&e...
Politike
21 Korrik 2025, 17:37
r.ll
ina zhupa
TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa është shprehur ditën e sotme se aksioni në Theth nuk lidhet...
Politike
21 Korrik 2025, 17:27
r.ll
albin kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyre i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e sotme për mediat ka folur lidhur me ng&eum...