Politike

Ndërtimet pa leje/ "Njerëzit që përfaqësojnë shtetin nuk mund të luajnë me dy porta", Rama: Do të ndiqet penalisht kushdo që hedh firmë në shkelje të ligjit

Rama u shpreh se policia nuk ka për detyrë të merret me lejet e ndërtimit apo me kontrollet e tyre, por është e dtyrueshme të informohet nëse ka leje ndërtimi.

21 Korrik 2025, 19:09 Nga r.ll
Ndërtimet pa leje/ "Njerëzit që përfaqësojnë
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot se do të ketë masa penale për të gjithë zyrtarët shtetërorë të cilët kanë evidentuar ndërtimet pa leje dhe nuk i kanë denoncuar. Ai tha se njerëzit që përfaqësojnë shtetin nuk mund të luajnë me dy porta, por duhet të marrin përgjegjësi.

Rama u shpreh se policia nuk ka për detyrë të merret me lejet e ndërtimit apo me kontrollet e tyre, por është e detyrueshme të informohet nëse ka leje ndërtimi. Kryeministri theksoi se do të ketë penalizime për këdo që hedh firmë në shkelje të ligjit. 

"Në këto masa do të vendoset edhe përgjegjësia e inspektorëve të mbrojtjes së territorit dhe e shefave për çdo lloj ndërtimi pa leje që si ka rënë në sy. Sepse është pa kuptim që të vendosësh përgjegjësinë penale për një ngjarje, por kur bëhet fjalë për zhvillime që ndodhin me javë dhe me muaj me radhë në sytë e të gjithëve dhe askush si denoncon, atëherë këtu kjo është bashkëjafësi. Njerëz që përfaqësojnë shtetin nuk mund të luajnë me dy porta në këtë farë feje, prandaj dihet të marrtin përgjegjësinë e tyre dhe të mbulojnë territorin sipas përgjegjësive që kanë.

Policia e shtetit duhet që të informohet ka ose jo leje ndërtimi, pastaj po e zbaton lejen apo jo kjo është çështje e policisë bashkiake dhe e atyre që bëjnë akt kontrollet nga ana e bashkisë, që janë të gjithë për ndjekje penale sepse firmosin akt kontrolle sipas qejfit të ndërtuesit.", u shpreh Rama. 

edi rama ndertimet pa leje

Sondazh

Poll