Aktualitet

Humb jetën pushuesi nga Maqedonia e Veriut te Shkëmbi i Kavajës, çfarë dyshohet

Dyshohet se 66-vjeçari ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në det e për pasojë ka humbur jetën. 

21 Korrik 2025, 20:51 Nga r.ll
Humb jetën pushuesi nga Maqedonia e Veriut te Shkëmbi i Kavajës,
foto ilustruese

DURRËS- Një pushues ka humbur jetën ditën e sotme të Shkëmbi i Kavajës. Sipas informacioneve zyrtare policore, viktima është një shtetas 66-vjeçar nga Maqedonia e Veriut.

Dyshohet se 66-vjeçari ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në det e për pasojë ka humbur jetën. 

NJOFTIMI I POLICISË: 

Durrës/Informacion paraprak.

Rreth orës 19:00, në Shkëmbin e Kavajës, shtetasi Sh. A., 66 vjeç, banues në Maqedoni, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në det e për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së 66-vjeçarit.

shkembi i kavajes

Sondazh

Poll