Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Fier, dy persona dërgohen në spital me djegie në trup

Bëhet me dije se dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

21 Korrik 2025, 20:05 Nga r.ll
Shpërthen bombola e gazit në Fier, dy persona dërgohen në
foto nga vendngjarja

FIER- Një bombël gazi ka shpërthyer pasditen e sotme në një banesë në lagjen "1 maji" në qytetin e Fierit.

Sipas informacioneve policore, si pasojë e shpërthimit kanë pësuar djegie në trup dy persona, të cilët ndodhen në spital, për ndihmë mjekësore. Bëhet me dije se dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Rreth orës 18:30, në lagjen  "1 Maji", Fier, në një banesë, dyshohet se aksidentalisht ka marrë zjarr një bombul gazi.

Për pasojë kanë pësuar djegie në trup shtetasit E. T., 63 vjeç dhe A. R., 41 vjeç, të dy banues në Fier, të cilët ndodhen në spital, për asistencën e nevojshme mjekësore, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen verifikimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

shperthim ne fier

Sondazh

Poll