21 Korrik 2025, 16:43
Nga r.ll
arian hoxha
TIRANË- Kandidati për deputet i PD-së, Arjan Hoxha ka folur ditën e sotme lidhur me krimin e organizuar dhe Policinë e Shtetit. Hoxha ka deklarur në intervistën për Syri Tv se lidhjet e grupeve të krimit të organizuar arrijnë deri aty sa të emërojnë efektivë në Policinë e Shtetit. Ai u shpreh se një pjesë dërrmuese e drejtuesve policorë kanë lidhur më krimin e organizuar.
Ndërkohë më tej, Hoxha tha se politika ka ndërhyrë në çdo qelizë të Policisë së Shtetit dhe tha se kjo ndërhyrje ul dhe parametrat e sigurisë në vend. Ai komentoi aksionin e prishjes së ndërtimeve pa leje, ku tha se nëse politika nuk do t'i kishte lejuar, policia nuk do të përdorej për tu përballur me qytetarët për këtë çështje.
Hoxha: Elbasani është një nyje e rëndësishme ku operojnë grupet e rëndësishme të krimit të organizuar me ndikim kombëtar e ndërkombëtar. Organizatat kriminale të trafikut ndërkombëtar të drogës, kanë lidhje të forta politike, ku arrijnë deri sa të nxjerrin me 20 e ca mijë vota një deputet apo deputete në parlamentin shqiptar.
Kjo ka ndodhur edhe në zgjedhjet e kaluara, pra nuk është se është vetëm tani, është në mënyrë permanente dhe absolutisht ndikimi, lidhjet e tyre dhe mundësia që ata të emërojnë drejtues të tillë në policinë vendore. Pra, kanë akumuluar një ekonomi në duart e tyre nga aktiviteti i tyre kriminal. Është e parashikuar në ligj: nëse ke vetëm kontakte me pjesëtarët e krimit të organizuar, ti nuk mund të marrësh çertifikatë sigurie.
Për fat të keq në Policinë e Shtetit, një pjesë dërrmuese e drejtuesve kanë lidhje me krimin e organizuar. Nuk mund të kërkojmë përmirësim të sigurisë publike, apo goditje të krimit kur kemi drejtues të tillë në policinë e shtetit. Konkursi për policinë ishte totalisht politik. Politika ndërhyn në çdo qelizë të Policisë së Shtetit. Ka humbur besueshmëria e publikut të drejtuesit e policisë. Politika sa më tepër ndërhyn aq më tepër ul parametrat e sigurisë në vend. Nëse politika nuk do të kishte lejuar ndërtimet pa leje, nuk do të përdorej policia si mashë për t'i goditur këto ndërtime.
arjan hoxha
Aktualitet
21 Korrik 2025, 16:18
r.ll
gjkko
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në burg Burim Ferizajn dhe Përparim Kalbajn, të cilët akuzohen se fut&eum...
Aktualitet
21 Korrik 2025, 16:01
r.ll
rrahman kasa
TIRANË- Unioni Turistik Shqipta ka deklaruar se fluksi i rezervimeve individuale ka qenë më i vakët nga se pritej, ndë...
Aktualitet
21 Korrik 2025, 15:21
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Posaçme është shprehur në një deklaratë për mediat se nuk ekziston asnjë k...
Aktualitet
21 Korrik 2025, 14:55
M.B
Foto ilustruese
KUKËS- 35-vjeçari turk Kadir Kuçukologu i dënuar në vendin e tij me 4 vite burgim për vjedhje m...
Aktualitet
21 Korrik 2025, 14:05
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi vijon "rrugëtimin" me qëllim e qartë, rrëmbimin...
Aktualitet
21 Korrik 2025, 13:45
M.B
saimir hasalla
ELBASAN- Vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Hasalla, Denis Hasalla është shoqëruar në ...
Aktualitet
21 Korrik 2025, 13:40
foto ilustruese
SIRI- Qindra civilë beduinë janë evakuuar nga qyteti Sveida i banuar kryesisht nga druzët në kuadër të ...
Aktualitet
21 Korrik 2025, 13:15
E. D
SPAK
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë këtë të hë...
Aktualitet
21 Korrik 2025, 12:34
E. D
foto ilustruese
FIER- Prokuroria e Fierit ka dhënë pretencën për tre të akuzuarit, Albi Mecini, Ervis Cukali dhe Ar...
Aktualitet
21 Korrik 2025, 12:07
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë një reagim lidhur situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit gjat&eu...