Aktualitet

Unioni Turistik Shqiptar: Muaji korrik nuk po përmbush pritshmëritë e operatorëve turistikë, disa nga shkaqet rritja e çmimeve dhe mungesa e ujit

Kreu i Unionit, Rahman Kasa është shprehur se sivjet çdo hotel ka dhoma bosh ndryshe nga një vit më parë që nuk gjeje dhoma të lira.

21 Korrik 2025, 16:01 Nga r.ll
Unioni Turistik Shqiptar: Muaji korrik nuk po përmbush
rrahman kasa

TIRANË- Unioni Turistik Shqipta ka deklaruar se fluksi i rezervimeve individuale ka qenë më i vakët nga se pritej, ndërsa duket se muaji korrik nuk po i arrin pritshmëritë e operatorëve turistikë. 

Kreu i Unionit, Rahman Kasa është shprehur se sivjet çdo hotel ka dhoma bosh ndryshe nga një vit më parë që nuk gjeje dhoma të lira. Sipas tij kjo situatë ka ardhur për disa arsye, ku një ndër to përmendi rritjen e çmimeve. 

“Nëse në korrik vjet nuk gjeje dot dhoma bosh, sivjet ka dhoma bosh në çdo hotel. Hotelet ankohen se s’ka shitje nga rruga. Bregdeti i jugut në përgjithësi ka shumë mungesa dhe shezlongë bosh. Çmimet që kanë ardhur vazhdimisht në rritje, kemi reduktim të turistëve nga Kosova. Për fat të keq kemi edhe ‘review’ jo të mirë problematikat e infrastrukturës, ndërtimet gjatë sezonit”, tha ai.

Kasa është shprehur më tej se mungesa e ujit gjatë sezonit veror në destinacione që kanë një pjesë të mirë të numrave të turistëve, si zona Durrës-Kavajë, është po ashtu një problem serioz.

“Turoperatorët ndërkombëtarë që punojnë me garanci po reduktojnë numrin e dhomave për shkak të revieë-ve jo të mira, mungesa e ujit… ka filluar batuta në Golem që po lahemi një ditë po, një ditë jo”, ka thënë kreu i Unionit Turistik Shqiptar. 

rrahman kasa

Sondazh

Poll