19 Korrik 2025, 20:11
Nga N.F
Foto
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes pasditen e sotme ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me situatën e zjarreve në vend deri në orën 18:00. Sipas Ministrisë deri në orën 18:00 janë raportuar 22 vatra zjarri. Më tej bëhet me dije se 11 vatra janë shuar ndërsa 11 të tjera mbeten aktive. dhe janë aktive 11.
Vatrat e zjarrit që u vendosën në kontroll dhe që u shuan janë: në bashkinë Korçë, në “Bypass-in e Vlorës”, në Vish, në Qeparo, në fshatin Borsh, në fshatin Mborje, në fshatin Karpen, në fshatin Velçë, në fshatin Karpen dhe në fshatin Çerkezë-Morinë.
Aktualisht, janë aktive vatrat në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, në Parkun Kombëtar të Lurës. Zjarri ka rënë që me datë 7 korrik dhe po zhvillohet në dy vatra. Një vatër po zhvillohet në drejtim të Lurës, rreth liqenit të Zi dhe po punohet nga forcat operacionale. Terreni i keq ka vështirësuar përpjekjet për ta vënë zjarrin nën kontroll. Ndërsa vatra tjetër po zhvillohet në pjesën e sipërme të vatrës nga krahu i Gurë Lurës është mbyllur pjesërisht pasi digjen trungje brenda vatrës. Në operacion për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 30 forca nga organet vendore dhe 30 forca nga FA.
Në Shupenzë vazhdon aktiv në një vatër me intensitet të ulët zjarri i riaktivizuar më datë 13 korrik. Zjarri është spostuar nga “Livadhi i Peladhisë”. Ditën e sotme në terren ndodhen 9 efektivë me 1 automjet zjarrfikës nga MZSH dhe 4 forca nga Shërbimi Pyjor. Në fshatin Zall Gjoçaj ka rënë zjarr në një zonë të thepisur, që vështirëson ndërhyrjen. Në vendngjarje ndodhen rreth 30 forca bashkiake dhe 30 efektivë nga FA. Në vendndodhje po operon edhe 1 helikopter i FA.
Në fshatin Dovolan zjarri po zhvillohet në anën lindore të fshatit në pyje dushku, ferra e shkurre, por jo shumë larg disa banesave. Po punohet me 1 automjet zjarrfikës me 6 efektivë. Në fshatin Belishovë vazhdon aktive vatra e zjarrit të ardhur nga fshati Drenovë, i cili është riaktivizuar më datë 14 korrik. Vatra e zjarrit ka marrë zgjerim të perimetrit.
Në vendngjarje për shuarjen e tij po punojnë 35 forca zjarrfikëse me 2 automjete zjarrfikëse nga bashkia Mallakastër, 4 forca zjarrfikëse me 1 automjet nga bashkia Fier, 10 forca zjarrfikëse me 2 automjete nga Albpetrol, 10 efektivë me 2 automjete zjarrfikëse nga FA dhe 30 efektivë me 2 mjete nga Regjimenti i Këmbësorisë së Jugut.
Në vendin e quajtur “Qafa e Shëngjergjit”, mbi fshatin Dukat zjarri është shumë intensiv. Po digjen shkurre dhe fier poshtë pyllit me pishë. Flakët të ndihmuara nga era kanë përfshirë edhe kurorën e pishave. Në terren po punojnë 17 efektivë të MZSH, 5 forca nga Shërbimi Pyjor dhe 7 forca bashkiake. Në fshatin Shmil në kufi me fshatin Gurakuq zjarri ka rënë në pyll gështenje. Terreni vështirëson ndërhyrjen.
Në fshatin Tenë zjarri ka rënë në një sipërfaqe me shkurre. Në vendngjarje ndodhet ekipi zjarrfikës. Ndërsa në fshatin Zallë në vendngjarje ndodhet automjeti zjarrfikës me grupin e shërbimit, punonjës të Emergjencave Civile. Në bashkinë Shijak afër Parkut të Kamionëve Pelikani në bimësi të ulët. Është duke u punuar nga forcat zjarrfikëse.
ministria e mbrojtjes
Aktualitet
19 Korrik 2025, 19:29
N.F
Foto
VLORË- Klubi i natës ka reaguar përmes një story në "Instagram" në lidhje me konfliktin e regjistruar mbrëmjen e dj...
Aktualitet
19 Korrik 2025, 19:00
N.F
Foto nga vendi i ngjarjes
VLORË- Pamje nga sherri mes disa personash në klubin e njohur në Palasë janë publikuar në rrjetet s...
Aktualitet
19 Korrik 2025, 18:43
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
KSAMIL- Një konflikt është regjistrua në bregdet në Ksamil. Nga pamjet e publikuara duket një pers...
Aktualitet
19 Korrik 2025, 18:25
N.F
Zjarri
DIBËR- Temperaturat e larta dhe era kanë favorizuar përhapjen e shumë zjarreve në vend duke vështirësuar shuarjen...
Aktualitet
19 Korrik 2025, 18:08
N.F
Shengjin
SHËNGJIN- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ndarjen nga jeta të punëtorit 32-vjeçar në Shën...
Aktualitet
19 Korrik 2025, 17:48
N.F
foto
LEZHË- Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në shëtitoren e Shëngjinit. Raportohet se nj&eu...
Aktualitet
19 Korrik 2025, 17:29
N.F
Foto ilustruese
QAFË BOTË- Pushimet e verës dhe rikthimi ose dalja jashtë vendit shoqërohet me pritje të gjata në p...
Aktualitet
19 Korrik 2025, 17:11
N.F
Foto
ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 34-vjeçar shqiptar. Arrestimi i shqiptarit erdhi pasi u kap m...
Aktualitet
19 Korrik 2025, 16:54
N.F
Pamje nga momenti
POGRADEC- Pamje nga sherri i regjistruar ditën e sotme në fshatin Tushemisht të Pogradecit janë publikuar. Ngja...
Aktualitet
19 Korrik 2025, 16:30
N.F
Dorian Puka
ANGLI- 28-vjeçari shqiptar, Dorian Puka është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave ...