Aktualitet

Radhë e gjatë në pikën kufitare në Qafë Botë, mjetet presin me orë të tëra, shkak pala greke

Në pikën kufitare në Qafë Botë ditën e sotme është regjistruar një radhë e gjatë. Në temperatura të larta dhe në pritje të gjatë në pikën kufitare shumë udhëtuarëve u është vënë në provë durimi.

19 Korrik 2025, 17:29 Nga N.F
Radhë e gjatë në pikën kufitare në Qafë Botë,
Foto ilustruese

QAFË BOTË- Pushimet e verës dhe rikthimi ose dalja jashtë vendit shoqërohet me pritje të gjata në pikat kufitare. Shpesh herë fluksi i madhe dhe në raste të shumta përgjegjësia e doganierëve sjellin që në pikat kufitare të ketë vonesa me disa orë për të kaluar në shtetin fqinj.

Në pikën kufitare në Qafë Botë ditën e sotme është regjistruar një radhë e gjatë. Në temperatura të larta dhe në pritje të gjatë në pikën kufitare shumë udhëtuarëve u është vënë në provë durimi. Mësohet se rradhe e gjatë është krijuar për shkak të ngadalësisë së përpunimit nga pala greke në doganën e Mavromatit.

Më tej bëhet me dije se autoritetet shqiptare në Qafë Botë po operojnë me tre sportele në dalje dhe përpunimi i mjeteve kryhet brenda pesë minutash. Problematika vjen nga pala greke e cila po po shfaq vonesa të mëdha. Raportohet se sot kanë kaluar kufirin nga pala shqiptare rreth 1500 shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe 900 automjete.

qafe bote

Sondazh

Poll