Aktualitet

Tragjike në Shëngjin/ 32-vjeçari bie nga skela pasi ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën në vend

Rënia nga skela ka qenë fatale për 32-vjeçarin i cili ka humbur jetën në vend. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45.

19 Korrik 2025, 17:48 Nga N.F
Tragjike në Shëngjin/ 32-vjeçari bie nga skela pasi ra në
foto

LEZHË- Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e sotme në shëtitoren e Shëngjinit. Raportohet se një 32-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Pas kësaj i riu ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga skela.

Rënia nga skela ka qenë fatale për 32-vjeçarin i cili ka humbur jetën në vend. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:45. Viktima është identifikuar me inicialet Z. L., banues në fshatin Mërqi të Lezhës. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarje të rëndë.

 

vdes 34-vjecari ne shengjin

Sondazh

Poll