Aktualitet

U lirua pasi vuajti dënimin me 13 vite burg për vrasje, shqiptari nuk "zë mend", kapet me drogë në Itali

Ai rezulton i dënuar më parë me 14 vjet burg për vrasjen e një 25-vjeçari rumun në Bolonjë në vitin 2011.

19 Korrik 2025, 17:11 Nga N.F
U lirua pasi vuajti dënimin me 13 vite burg për vrasje, shqiptari nuk
Foto

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 34-vjeçar shqiptar. Arrestimi i shqiptarit erdhi pasi u kap me mbi 11 kilogramë kokainë dhe një arme në Bolonja. Ai rezulton i dënuar më parë me 14 vjet burg për vrasjen e një 25-vjeçari rumun në Bolonjë në vitin 2011.

Gjithashtu ai është akuzuar edhe për shfrytëzim prostitucioni 34-vjeçari që nga viti i vrasjes e deri në vitin 2024 ka qenë duke vuajtur dënimin me burg. Mesa duket dënimi prej disa vitesh dhe mbyllja në qeli nuk e ka ndryshuar shqiptarin i cili ka vendosur ti shtojë vetes edhe një akuzë të re. Edhe pse ishte liruar në maj të vitit të kaluar, shqiptari është monituruar nga autoritetet dhe më pas e kapën me sasinë e drogës në banesë.

Nga kontrollet u zbulua se në bodrum shqiptari kishte të fshuhura 10 blloqe kokaine të cilat peshonin 11.405 kilogramë. Gjithashtu u gjet një pistoletë "Arminius 38 Special". Arma ishte e fshehur brenda një furrë të integruar.

arrestohet me droge shqiptari ne itali

Sondazh

Poll