Aktualitet

Sherri në Pogradec/ Dalin pamjet nga përplasja fizike mes 4 personave në fshatin Tushemisht, procedohen penalisht

Ngjarja ka ndodhur për motive pronësie ndërsa në sherr u përfshinë 4 persona. Siç shihet nga pamjet ka patur përplasje fizike mes persona të përfshirë.

19 Korrik 2025, 16:54 Nga N.F
Sherri në Pogradec/ Dalin pamjet nga përplasja fizike mes 4 personave
Pamje nga momenti

POGRADEC- Pamje nga sherri i regjistruar ditën e sotme në fshatin Tushemisht të Pogradecit janë publikuar.  Ngjarja ka ndodhur për motive pronësie ndërsa në sherr u përfshinë 4 persona. Siç shihet nga pamjet ka patur përplasje fizike mes persona të përfshirë.


Situata ka agravuar pasi Jetmir Muçollari pronar i ‘Hotel Driloni’, ka dhunuar kryetarin e fshatit, i cili i ka kërkuar lirimi e hapësirës së zënë prej tij në urat e drurit në parkun e Drilonit. Personat e përfshirë në këtë konflikt janë 53-vjeçari Ilirjan Tasellari, 35-vjeçari Prokop Pilinçi, 26-vjeçari Johan Muçllari dhe 52-vjeçari Jetmir Muçllari.

Policia bën me dije se ata janë proceduar penalisht. Edhe pse kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta fatmirësisht ata nuk kanë marrë plagë të rënda.

sherr ne pogradec

Sondazh

Poll